Vetëm 2 ditë/ 752 gjoba për rripin, 26 shoferë të arrestuar, 166 leje të hequra

0
152

Fushata sensibilizuese për vendosjen e rripit të sigurimit gjatë lëvizjes me makinë duket se ende nuk ka arritur që të jap shenja parandalimi. Kjo pasi, sipas raportimit të Policisë së Shtetit, se gjatë fundjavës, mosvendosja e rripit të sigurimit u ka kushtuar shtrenjtë 752 qytetarëve.

Veç tyre, janë arrestuar 26 shoferë, pasi janë kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur ose pa patentë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se vetëm gjatë 72 orëve të fundit janë pezulluar 166 leje drejtimi, nga të cilat 66 për alkool, 77 për shpejtësi dhe 23 për semafor e shkelje të ndryshme.

Policia rrugore ka vendosur 118 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 198 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 856 masa administrative për shpejtësi.

Policia bën të ditur se edhe në ditët në vijim do vijojë puna për parandalimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor me qëllimin rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here