Greqi/ Dashuria e pamundur e djalit rumun me shqiptaren, i rreh të atin

0
198

Rrëmbim, ndjekje, aksident me makinë. Një histori dashurie e denjë për një skenar filmi, ku protagonist kryesor janë një i ri rumun dhe një vajzë shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në qytezën Kastri të Greqisë. Mediat greke raportojnë se i ati i vajzës shqiptare refuzonte lidhjen e dashurisë së të bijës me rumunin.

Por aventura do të niste kur rumuni strehoi në shtëpinë e tij vajzën shqiptare, të cilën e mbajti për disa ditë.

Menjëherë pas kthimit në shtëpi, i ati do ta niste vajzën drejt Shqipërisë pasi nuk donte që të shoqërohej me rumunin, i cili ishte person problematik dhe me precedentë penalë.

Por të martën pasdite, 25 tetor 2016, sapo i riu mësoi transferimin e të dashurës, merr me vete dy miq të tij bullgarë dhe një person tjetër të paidentifikuar dhe shkon në në banesën e babait të vajzës.

Të rinjtë  rrahin dhe kërcënojnë me jetë 45 vjeçarin shqiptar. Ky i fundit arriti që të dalë nga shtëpia dhe të marrë një motor drejt e në rajonin e Policisë.

Ndërkohë rumuni me shokët shkojnë në Grammeni marrin një hanxhar dhe vendosin të kthehen sërish në banesën e shqiptarit për të mbyllur hesapet me të.

Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të martës, duke lëvizur me biçikletë në një rrugë fshati nga Grammeni në Kastri, rumuni aksidentohet duke u përplasur me një automjet që drejtohej nga një shtetas grek. Plagoset lehtë, por largohet nga vendngjarja.

Ndërsa babai i vajzës arrin të bëjë kallëzimin në Polici. Mediat greke shkruajnë se janë arrestuar dy bullgarët 19 dhe 17 vjeç. Policia është ende në kërkim të rumunit dhe personit të katërt të grupit.

Biçikleta u gjet e braktisur në një kodrinë dhe mësohet se ishte vjedhur kohët e  fundit në Lamia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here