Natë lutjesh për Sirinë në Tiranë, dëshira e fëmijëve të kthehen në vendin e lindjes

0
172

Në natën e lutjeve për Sirinë, këta fëmijë sirianë me banim në Tiranë bashkuan zërin e tyre për paqe.

Mais jeton në Tiranë prej kohësh, ka mësuar shqip por ëndërron që një ditë të kthehet në vendin ku lindi.

Mais: “Kam ardhur nga Siria, besoj se njerëzit do merren vesh dhe paqja do gjendet. Kam ardhur e vogël këtu dhe kam mësuar gjuhën shqipe.

A do të kthehesh një ditë në atdhe?

Mais: “Po besoj se po”

Rikthimi në atdhe është dëshirë edhe për një nënë siriane e cila jeton në Tiranë prej 2 vitesh bashkë me familjen

Nena Siriane: “Jam nga Siria dhe kam ardhur në Shqipëri para 2 vitesh se bashku me bashkeshortin dhe 3 fëmijët e vegjël. Shqipëria është vend i sigurte por ende nuk jam integruar në komunitet për shkak të gjuhës. Më ka marrë malli shumë për familjarët e mbetur në Siri, here pas here kontaktojmë me telefon por shpresoj shumë që një ditë të vihet paqja qe edhe ne të kthehemi në vendin tonë.

Nata e Lutjeve, veç sirianëve të Shqipërisë bëri bashkë, 5 besimet fetare, federatën Universale për Paqe dhe përfaqësues të trupit diplomatik

Nënkryetari i Federatës së paqes universal për Europën David Hannah e vuri thekson tek gjendja në Alepo

“Të dhënat na tregojnë se mund të jenë më shumë se 5 mijë njerëz në Alepo që kanë nevojë për operacione por kanë shumë frikë të kalojnë përmes të ashtuquajturit koridori i sigurtë”

Përfaqësuesit e 5 besimeve fetare në Shqipëri bashkuan lutjet vendosjen e paqes në vendin më të përgjakshëm të momentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here