Shkodër/ Ndalohen edhe 2 persona të tjerë për cigare kontrabandë, një ditë më parë u arrestuan 5 persona

0
158

Policia e Shkodrës ka ekzekutuar urdhër ndalimet e lëshuara nga prokuroria për dy persona të cilët kanë lidhje me operacionin “Akciza” të një dite më parë ku u sekuestruan 5146 paketa ciagaresh, 101 pako duhani i grirë dhe 2000 llampa kontrabandë.

Të arrestuarit janë Ylli Rikaj, 44 vjeç, banues në Shkodër dhe Esad Kukaj, 48 vjeç, banues në Malësi të Madhe

Policia thotë se: Këta shtetas dyshohen si autorë të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale  për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal.

Një ditë më parë policia arrestoi 5 shtetas dhe 1 tjetër të shpallet në kërkim.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të tjerë të dyshuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here