Sezoni nëntor-dhjetor 2016/ Provimi i shtetit, mjekët afat për regjistrim deri me datë 15 nëntor

0
197

Provimi i certifikimit do të zhvillohet për çdo fushë specialiteti. Në rastet kur numri i pjesëmarrësve  është më i vogël se 50 vetë, atëherë provimi do të zhvillohet me shkrim

Sejrie Baleta

Ka nisur procesi i regjistrimit për provimin e shtetit për sezonin nëntor- dhjetor 2016 për mjekët që e kanë mbaruar praktikën profesionale pranë institucioneve shëndetësore. Profesionistët e shëndetësisë të  cilët akoma nuk janë regjistruar kanë afat deri me datë 15 nëntor 2016 për tu paraqitur pranë  zyrës së regjistrimit -licensimit të KKUMSH. Në  bazë të vendimit nr. 05 datë 06.07.2016 “Rregulloren për organizimin e provimit të certifikimit për profesionistët e shëndetësisë”, në mbështetje të nenit 33 “Edukimi i Vazhdueshëm Profesional”, të ligjit nr. 10107, date 30.03.2009 “Për kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Bordi i Edukimit të Vazhdueshëm, vendosi: Miratimin e “Rregullores Për Organizimin e Provimit të Certifikimit për Profesionistët e Shëndetësisë”. Në  përputhje me nenin 33 te ligjit nr. 10107, datë 30.03.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe pikës IV/4 te VKM nr. 789 dt. 22.09.2015 “Për përcaktimin e kritereve, standardeve dhe procedurave te programit  të certifikimit për profesionistë  të shëndetësisë”. Në nenin 3 të rregullores  parashikohet se “Provimi i certifikimit kryhet për të vlerësuar nivelin e njohurive dhe kompetencave te profesionistëve që nuk janë angazhuar plotësisht në edukimin e tyre në vazhdim gjatë një cikli certifikimi dhe për të garantuar përputhjen me kërkesat bashkëkohore të praktikës profesionale.  Përmbajtja e provimit hartohet nga Komisioni i Provimit te Certifikimit, në përputhje me fushën e veprimtarisë profesionale dhe me zhvillimet e reja shkencore në këtë fushë. Provimi i certifikimit do të zhvillohet për çdo fushë specialiteti. Pas përfundimit me sukses të provimit, pjesëmarrësit në provim i jepet dëshmia përkatëse nga Bordit i Edukimit të Vazhdueshëm, e cila dorëzohet pranë Urdhrit Profesional.

Kush nuk e jep provimin

Përjashtohet nga detyrimi për të dhënë provimin: a) Profesionisti i punësuar në shërbim publik shëndetësor, i cili për 2 vjet ose me pak arrin moshën e pensionit. b) Profesionisti, i cili ka marrë lejen e ushtrimit të profesionit për herë të parë 2 vjet përpara përfundimit të ciklit të certifikimit. c) Profesionisti që ka mbushur 75 vjeç deri në datën e përfundimit të ciklit të certifikimit.

Zhvillimi i provimit

Në rastet kur numri i pjesëmarrësve në provim për një specialitet të caktuar është më i vogël se 50 vetë, atëherë provimi do të zhvillohet me shkrim pranë Komisionit të Provimit të Certifikimit.  Hartimi i tezave të provimit me shkrim pranë Komisionit të Provimit të Certifikimit, bëhet nga Komisioni i Provimit të Certifikimit. Pyetjet e provimit janë pyetje me zhvillim. Kur numri i pjesëmarrësve në provim për një specialitet të caktuar është më shumë se 50, provimi do të zhvillohet pranë AKP me fond të hapur pyetjesh. Hartimi i fondit të pyetjeve për zhvillimin e provimit të certifikimit pranë AKP, bëhet nga Komisioni i Provimit. Hartuesit e fondit të pyetjeve ndërtojnë fondin e pyetjeve me përgjigjet përkatëse, për provimin e certifikimit, me të paktën 4 (katër) përgjigje, nga të cilat vetëm njëra është përgjigjja e sakte.

Dokumentacioni

Dokumentacionet që i përgjigjen kërkesës për regjistrim për Provimin e Shtetit në Këshillin Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, janë: 1. Kërkesë me shkrim për regjistrim ( kjo kërkesë behet nga kandidati, në Format A4 me kompjuter); 2. Formulari I Aplikimit (shkarkohet ne faqen e internetit www.urdhrimjekeve.org.al ) 3. Fotokopje e letërnjoftimit; 4. Fotokopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare; 5. Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës e lëshuar nga institucioni I arsimit të lartë, në mungesë të tij lista e notave e noterizuar. 6. Dorëzimi I librezës së Praktikës Profesionale (e plotësuar) lëshuar nga Këshilli Kombëtar I Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë; 7. Raporti mjeko‐ligjor; 8. Dëshmi penaliteti; 9. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale; 10. 2 fotografi të formatit të pasaportës. Për të gjithë ata që janë regjistruar zyrtarisht për Provimin e Shtetit në sezonet e mëparshme dhe nuk kanë mundur ta marrin atë dhe dëshirojnë të futen në Provimin e ardhshëm, do të rinovojnë vetëm këto dokumenta: 1. Dëshmi Penaliteti; 2. Raportin Mjeko‐Ligjor; 3. Vërtetimin nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale.

Shënim: Suplementi i Diplomës nëse nuk do të dorëzohet në momentin e regjistrimit zyrtar për Provimin e Shtetit, do të dorëzohet në momentin e marrjes së Licencës nga Urdhri i Mjekëve. Hyjnë në Provimin e Shtetit të gjithë mjekët e diplomuar që janë regjistruar provizorisht tek Këshilli Kombëtar dhe kanë përfunduar praktikën profesionale 3 muaj, të parashikuar në rregulloret e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here