U arratis nga burgu në Itali, historia e Mikelit që i vranë babanë brenda Spitalit Ushtarak

0
276

Një nga shqiptarët e arratisur nga burgu italian është emër i njohur për policinë dhe historinë e krimit në Shqipëri. Mikel Hasanbelli, është një nga vëllezërit Hasanbelli, dënuar për vrasjen e shtetasit Julian Çela në Belgjikë dhe plagosjen e Kasandër Nogës. Vrasje e bërë për hakmarrje, pasi Noga u ekzekutoi babanë teksa ishte i shtruar në reanimacionin e Ushtarakut. Mikel Hasanbelli 38 vjec, ishte burgosur për shfrytezim prostitucioni dhe trafik droge dhe duhet te ishte ne burg deri në vitin 2020.

Zanafilla e vrasjeve Gjithcka nisi më 19 gusht 2000 kur Kasandër Noga kishte hyrë me automatik në dorë i shoqëruar nga Julian Cela dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vëllezërve Hasanbelli) dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Në ngjarje u plagosën edhe 3 të tjerë, vëllezër dhe të afërm të Hasanbellit. Sipas të dhënave që shkruanin atëherë mediat, vrasja kishte ndodhur për motive hakmarrjeje pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës. Vëllezërit Hasanbelli, mesa duket ishin vënë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, saktësisht në orën 17.15 minuta të datës 17 mars 2002 Geroni së bashku me Erion Hasanbellin tentojnë të hakmerren.

Hakmarrja në Belgjikë Në lokalin ‘Prehistori’ ne Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelli qëllojnë me armë Juljan Celën dhe Kasandër Nogën. Në këtë atentat mbetet i vrarë Juliani ndërsa plagoset rëndë Kasandri. “Ngjarja ka ndodhur për qëllim gjakmarrje, pasi Juliani dhe Kasandri kishin vrarë babain e vëllezërve Hasanbelli” sqaronte aso kohe policia. Për këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Fier me vendimin nr.461, datë 15.09.2008, vendosi masën e arrestit me burg për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”.

Arrestimi në Elbasan Vite më pas vëllezërit Erion (Mikel) e Geron Hasanbelli, nga Fieri u arrestuan nga policia e Elbasanit, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane si pjesë e një organizate kriminale që shfrytëzonin për qëllime prostitucioni në Milano vajza nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Rusia, Maroku, Moldavia etj., si edhe për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sipas autoriteteve italiane, ata e kanë të faktuar tashmë se dy vëllezërit Hasanbelli, së bashku me persona të tjerë e kanë kryer këtë aktivitet të paktën gjatë vitit 2012. Mësohet se ndaj këtyre dy shtetasve, gjykata e Fierit ka lejuar ekstradimin në gushtin e vitit të kaluar, por ky ekstradim është pezulluar në përputhje me ligjin. Kjo për faktin se dy vëllezërit ishin duke vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata shqiptare për vrasjen e shtetasit Julian Çela dhe plagosjen e shtetasit Kasandër Noga, ngjarje e ndodhur në Antverp të Belgjikës, në vitin 2002.

ITALI- Mrekullia e jetës mposht frikën dhe tërmetet. Bëhet fjalë për një histori shumë emocionuese që ka ndodhur mbrëmë në Perugia, ku një nënë ka sjellë në jetë foshnjën e saj pak sekonda pas tërmetit që shkundi Italinë Qendrore. E vogla, e pagëzuar me emrin “vajza e shpresës” është quajtur Talj dhe gjendet në spital bashkë me të ëmën. Në numrin e emergjencave 118 kanë qenë me qindra thirrjet për ndihmë në Perugia, mes tyre ishte edhe thirrja e prindërve të vajzës që erdhi në jetë pak pas mesnate. Siç raporton Perugia Today, i ati i vogëlushes telefonoi në numrin e urgjencës duke deklaruar se ndodhej në makinë bashkë të shoqen në muajin e nëntë të shtatzënisë, e cila kishte dhimbje dhe për këtë arsye po e niste për në spital Këshilla që ka marrë ishte të ndalonte menjëherë makinën dhe të priste ndihmën e shpejtë, e cila i është dhënë në momentin më kulminant kur “vajza e shpresës” sa po vinte në jetë. Ajo peshon 2 kile e 800 gramë dhe gëzon shëndet të plotë “Natën e së mërkurës do ta mbajmë mend për këtë ndërhyrje, për të sjellë në këtë botë një jetë të re, jo vetëm për dëshpërimin e mijëra njerëzve që kërkonin ndihmë pas tërmetit”,- komentuan mjekët e urgjencës, të lumtur për gëzimin që i dhanë prindërve të saj por edhe shpresës për gjithë popullsinë e goditur nga tërmeti

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here