Krimet e Rënda nisin hetimin për Kreun e Gjykatës Gjirokastër

0
177

Pas publikimit të skandalit seksual të kryegjyqtarit të Gjirokastrës, Guximtar Boci, Prokuroria e Krimeve të rënda njofton se ka nisur hetimin për korrupsion ndaj tij. “Prokuroria për Krime të Rënda regjistroi në mbremje procedimin penal për veprën penale ‘korrupsioni pasiv i gjyqtarëve…’ dhe po kryen veprimet e nevojshme proceduriale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. Emisioni investigativ “Stop” në TV Klan ka transmetuar mbrëmjen e sotme audion e përgjimeve të këtij skandali, ku për herë të dytë, sistemi i drejtësisë tronditet seriozisht. Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës kërkon favore seksuale nga një grua, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë. Historia e ngjarjes nisi pas një procesi gjyqësor që një zonjë kishte me Gjykatën e Gjirokastrës. Zonja kishte një njohje të mëparshme nga i ati, për këtë arsye, ajo shkoi ta takojë. Sigurisht, gjykatësi i propozoi një zgjidhje, por të një natyre tjetër nga ajo ligjore. Thjesht i kërkoi një favor seksual në shkëmbim të zgjidhjes së problemit të saj. Boci i tha zonjës se nëse ajo i plotëson këtë kusht, ai do t’ia zgjidhte problemin që e çonte në dyert e kësaj gjykate. Ndërsa, zonja i thotë unë nuk mund ta bëj një gjë të tillë. Kurse gjykatësi ia kthen se ka gjithmonë njëherë të parë dhe të dytë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here