FIER- Braktiset nga familjarët, i moshuari gjendet i vdekur në banesë pas 20 ditësh

0
194

Ngjarje vërtetë tronditëse ka ndodhur në qytetin e Patosit në Fier, ku një i moshuar kishte ndërruar jetë prej 20 ditësh, por që askush nuk e kishte vënë re.

Referuar të dhënave nga policia, u bë me dije, se një ditë më parë në orën 09:20, në qytetin e Patosit, në banesën e tij është gjetur i vdekur pa shenja dhune, Sami A, 86-vjeç.

Mësohet se pas kqyrjes së kufomës nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se vdekja ka ndodhur para 20 ditësh dhe ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Raste të tilla, kohë më parë, ishin dëgjuar shpesh në vende të mëdha dhe shumë të zhvilluara ekonomikisht ku për shkaqe të ndryshme njerëzit kryejnë një jetë individuale dhe hera-herës në vetmi të madhe.

Por në Shqipëri, ky rast mund të konsiderohet një ngjarje e rëndë, duke pasur parasysh edhe lidhjet shoqërore, të gjakut apo numrin e vogël të popullsisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here