“Shëndetësia falas”/ Studentet çojnë shoqen e sëmurë në QSUT, doktori konfliktohet me vajzat: S’jam për këtë punë (Video)

0
1590

Një videoskandal është publikuar nga “Jetaoshqef”, i cili lidhet me mënyrën e trajtimit të pacientëve nga një mjek i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Siç mund ta shikoni edhe në video, mjeku është duke u konfliktuar me disa vajza të reja në moshë, të cilat kanë sjellë me urgjencën e spitalit një mikeshën e tyre, e cila nuk ndihej mirë.

Ato i kërkojnë që të vizitojë vajzën që rri ulur në stol dhe pret pas krahëve të mjekut.

“Vajzat ishin studente mjekesie dhe te semuren e kishin te afert. Rreth 1 ore jane sorrollatur neper ambjentet e QSUT. Ishte mjek roje dhe vajzat e kane thirr rreth 4 here se çfarë serumi te vendosnin, por nuk jepte asnje lloj pergjigje. E njejta gje me ka ndodhur dhe me mamin tim para 1 muaji dhe i njejti doktor”, -thotë denoncuesja.

Sipas denoncueses emri i mjekut është Daniel.

Ndër të tjera, ai pranon se është mjek roje dhe gjithçka e përcakton ai për pacienten e sëmurë, por kur vajzat i kërkojnë të thërrasë infermieren që t’i vënë serumin ai shprehet: “Nuk jam për këtë punë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here