Kryebashkiaku: Situatë apokaliptike, vendi ynë ka marrë fund(Tërmeti në Itali)

0
204

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur sot Italinë qendrore.

Më i fuqishmi ka qenë ai i shkallës 5.9. Rihter me epiqendër në Ussita (Macerata), mes Visso e Sant’Angelo sul Nera.

Giuliano Rinaldi, kryebashkiak i Ussita, tha se “janë shembur shumë ndërtesa”.

“Vendi ynë ka marrë fund. Situata është apokaliptike”, tha Rinaldi, i cili shtoi se nuk ka viktima në njerëz, pasi ata kishin dalë në rrugë, që pas lëkundjes së parë.

Tërmeti i parë u regjistrua në orën 19:11, po me epiqendër në provincën e Macerata-s.

Situata duket kritike edhe në komunën e Aquila-s. Kryebashkiaku Massimo Cialente ka njoftuar se, mësimi është pezulluar për nesër në të gjitha shkollat e komunës.

“Nesër, ne do të vijojmë të vlerësojmë sigurinë e çdo ndërtesë”, njoftoi Cialente.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here