Kërkohej ndërkombtarisht për rrëmbim dhe përdhunim që prej vitit 2009, arrestohet shqiptari

0
193

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 7 vitesh për rrëmbim dhe përdhunim ka rënë në prangat e policisë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se për llogari të drejtësisë italiane është arrestuar Ergus Jaupaj, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2009.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Romës, Itali, me vendimin gjyqësor të datës 22.09.2009, e ka dënuar me 10 vjet, 8 muaj dhe 20 ditë në burg, për kryerjen e veprave penale të “Rrëmbimit/heqjes së paligjshme të lirisë”, “Përdhunimit” dhe “Vjedhjes me armë në bashkëpunim.”

46-vjeçari ndodhet në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në pritje të eksatradimit drejt Italisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here