Sërish drogë në vend/ Në Fier-Shkodër-Kurbin, gjenden 391 kg kanabis në 24 orë

0
234

1-3-1

Vijon sekuestrimi i sasive të mëdha të lëndëve narkotike. Droga u kap nga veriu në jug në qytete të ndryshme. U prangosën 13 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë

Besar Bajraktaraj

Sërish vijon të kapet sasi e madhe e lëndëve narkotike në vendin tonë dhe jo vetëm. Operacione të ndryshme janë zhvilluar dje në të gjithë vendin, ku janë kapur rreth 391 kilogramë. Droga u kap në Fier, Shkodër, dhe Kurbin. Ndërsa në kuadër të kësaj sasie janë vënë në pranga nga blutë e qarqeve, 13 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, përkatësisht çifti i bashkëshortëve.

Fier, sekuestrohen 343 kg kanabis, 11 të arrestuar

Në kuadër të operacionit të koduar “Gryka”, policia e Fierit dje bëri të mundur sekuestrimin e 343 kilogramëve lëndë narkotike kanabis sativa. Gjithashtu nga blutë u sekuestruan edhe 425 fara bime kanabisi. Në vijim të operacionit policia sekuestroi edhe 1 armë zjarri gjysmë automatike dhe 75 fishekë model 56. Si rezultat i këtij operacioni në prangat e bluve kanë rënë dhe 11 persona të dyshuar si posedues të kësaj sasie lënde narkotike. Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim edhe me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, pas një pune hetimore disa mujore, u bë e mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “GRYKA” dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm: Mehmet Skënderaj, 63 vjeç, banues në lagjen “Çole” Vlorë, Leo Tafa, 33 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier, Eglantin Tafa, 35 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier, Ardit Tafa, 20 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier, Dorian Tafa, 34 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier, Miklovan Kuka, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier, Artan Skënderaj, 35 vjeç, banues në Ksamil, Meto Skënderi, 38 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetaset: J.M, 26 vjeçe, banuese në fshatin Mallas, Mallakastër. T.Gj, 39 vjeçe, banuese në fshatin Libofshë, Fier. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Mehmet Skënderaj, në fshatin Ninësh, Mallakastër, janë kapur në flagrancë dhe ju gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 145 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe 425 fara bime lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” e “Trafikim të narkotikëve”. Në vijim të këtij operacioni dhe mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: Fatos Skënderaj, 33 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër, Albert Sulaj, 37 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër, Barjam Sulaj, 59 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 91 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 armë zjarri gjysmë automatike dhe 75 copë fishekë. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 22 kg lëndë narkotike e dyshur Cannabis Sativa. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 2 kg lëndë narkotike e dyshur Cannabis Sativa. U procedua penalisht shtetasi: A.S, 82 vjeç, banues në fshatin Ninësh Mallakastër. Fatos Skënderaj, 33 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 21 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Gjithashtu janë shpallur në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasve: V.S, 81 vjeç, dhe P.S, 39 vjeç, pasi në banesën e shtetasit V.S e cila shërbente si bazë për prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike, janë gjetur e sekuestruar 62 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Kurbin, sekuestrohen 11 kg kanabis, 2 në pranga

Në një tjetër operacion policia e Kurbinit bëri me dije se ka sekuestruar 11 kg kanabis gjatë patrullimit në bregdet, pranë Kurbinit dhe ka arrestuar në flagrancë dy poseduesit e lëndës narkotike. Burime zyrtare nga policia thanë se në pranga kanë rënë 25-vjeçari Nikoll Koca, dhe 21-vjeçari Rajmond Prenga, Sipas policisë, në Adriatik Kurbin u konstatua mjeti me targë AA 814 GD, ku gjatë kontrollit të ushtruar u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 11 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva e futur në 2 thasë të zinj, e fshehur në mjet. Sipas policisë, dy të rinjtë dyshohen si autorë të 15 thasëve të mbushur me mbetje të bimëve narkotike Cannabis-Sattiva që u gjetën një ditë më parë tek Hidrovori në Adriatik, Kurbin. Ndërkohë, Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

 Shkodër, shpallet në kërkim çifti i bashkëshortëve, iu gjet 37 kg kanabis

Një çift i bashkëshortësh janë shpallur në kërkim dje nga policia e Shkodrës. Shpallja në kërkim e tyre u bë pasi në banesën e tyre u gjetën 37 kg kanabis. Ditën e djeshme nga sektori për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin e prodhimit të lëndëve narkotike, në lagjen “Skënderbeg” Shkodër është finalizuar me sukses operacioni i radhës i koduar “DRYING”. Si rezultat i këtij operacioni u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: M.K., 25 vjeç, banues në Shkodër. F.Gj., 23 vjeçe banuese në Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku banonin shtetasit e mësipërm (bashkëshortë) u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 37 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.

Tiranë/ Arrestohen 5 shtetas, iu gjet lëndë narkotike në doza të ndryshme

Sekuestrimi i lëndëve narkotike ka vijuar edhe gjatë fundjavës në kryeqytet. Gjatë fundjavës që lamë pas dhe gjatë ditës së djeshme u arrestuan 5 shtetas, pasi u kapën me doza të ndryshme lëndësh narkotike. Nga njoftimet e policisë bëhet me dije se: “ Nga komisariati i Policisë Nr. 1, më datë 23.10.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.Z, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Selim Brahja”, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale një dozë, lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal. Më datë 23.10.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.L, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, pranë një lokali te kodrat e liqenit, iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale një dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal. Më datë 24.10.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi R.K, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 23.10.2016, tek Kodrat e Liqenit, gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal. Më datë 22.10.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, tek disa pallate, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal. Më datë 23.10.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Sh, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Brigada e 8”, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Itali

Arrestohen shqiptarët, iu gjet kokainë në makinë

Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi po kryenin transportin e kokainës me qëllim shpërndarjen e saj. Pas dyshimeve të konstatuara, policia italiane ka kryer kontroll të imtësishëm, ndaj automjetit të shqiptarëve. Sipas mediave italiane dy të rinjtë shqiptarë, Kristal Malaj, 23 vjeç dhe Elzen Aliaj, 26 vjeç janë arrestuar dje nga policia e Raguzës dhe akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Pasi i ka ndaluar në rrugë, policia gjeti në mjetin tip Suv me të cilin udhëtonin, doza të vogla kokaine dhe euro, që dyshohet t’i kenë fituar nga shpërndarja e drogës. Ndërsa pas kontrollit të policisë në banesat e dy shqiptarëve janë gjetur mjete që përdoreshin për matjen dhe paketimin e drogës.

Greqi

Arrestohen shqiptarët, u kapën pasi kaluan kufirin me 174 kg drogë

Edhe në vendin tjetër fqinj është sekuestruar sasi e madhe droge, duke çuar kështu në arrestimin e 3 shtetasve shqiptarë. Sasia e drogës u gjet në kufirin e gjelbër me shtetin helen, në makinë e Alket Dhrosos.  Siç raportojnë dhe mediat greke bëhet fjalë për vëllezërit Izet dhe Albert Çalamëni, 30 dhe 28 vjeç, banorë të përkohshëm të Sarandës. Izeti, i dënuar më parë nga Gjykata e Sarandës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Personi i tretë i arrestuar është Klodian Gjinaj, 32 vjeç. Ata janë thjesht transportues të çantave me drogë nga kufiri i gjelbër. Në kërkim janë edhe tre të tjerë që ende nuk janë kapur pasi Alket Dhroso nga Saranda ka deklaruar se drogën e kanë kaluar nga mali 6 persona dhe ai ka shkuar e ka marrë me makinë. Policia greke nisi një operacion të madh në kufi me Shqipërinë pas arrestimit të Dhrosos me 174 kg marijuanë, në rrugën rurale Filat-Igumenicë. Me urdhër të Drejtorit të Policisë së Igumenicës, Ilia Dodi janë ngritur pika kontrolli në kufi pranë fshatit Smerto pasi Dhroso ka deklaruar se drogën e ka marrë nga 6 shqiptarë të tjerë në kufirin e gjelbër. Pas dëshmisë së tij policia ka arritur në identifikimin dhe arrestimin e 3 të tjerëve. Ky është vendimi i dënimit të Izet Calamenit në Sarandë. 30-vjeçari Çalameni ka qenë i dëbuar nga Gjermania dhe ka tentuar të shkojë më këmbë në Greqi si emigrant për arsye ekonomike por është ndaluar nga policia dhe është dënuar me gjobë. Aktualisht ai punon si bodyguard në lokale nate dhe në vendimin e gjykatës thuhet se është në gjendje të vështirë ekonomike. Pikërisht këta njerëz, përdoren nga trafikantët për transportin e drogës kundrejt një pagese shumë të vogël.

Itali

Sekuestrohen 19 kg kokainë me destinacion Shqipërinë. Vlera arrin në 4 milionë euro

Një tjetër sasi e madhe kokaine e pastër, transit në portin e Gioia Tauro, me prejardhje nga Brazili dhe destinacion Durrësin, është kapur nga forcat e “Guardia di Finanza”-s. Droga ishte ndarë në 17 pako dhe peshonte në total 19 kg, e cila nëse do të shitej në treg kapte një vlerë prej afro 4 milionë eurosh. Sasia e kokainës ishte futur brenda një kontejneri që transportonte pula të ngrira, vinte nga Paranagua e Brazilit dhe do të shkarkohej në Durrës. Zbulimi ka ardhur nga oficerët e komandës provinciale të “Guardia di Finanza”-s së Reggio Calabrias, së bashku me funksionarë të zyrës kundër mashtrimit tregtar të Agjencisë së Doganave të Gioia Tauros, në koordinim me Drejtorisë lokale të Antimafias. Hetuesit kanë ushtruar një seri kontrollesh dokumentesh dhe më pas kontrollesh në kontejnerët e dyshuar, duke përdorur skanera të sofistikuar të Agjencisë së Doganave.  Aktiviteti i forcave në fjalë është pjesë e intensifikimit të kontrolleve në lidhje me trafikun e drogës në rajonet kalabreze, teksa që prej fillimit të vitit kanë kapur thuajse 1.100 kg kokainë të pastër.

Greqi

Rrjeti trafikantëve me shqiptarë dhe grekë u zbulua nga përgjimet

Një sasi prej 29 kg kokainë u sekuestrua nga policia greke pak ditë më parë, ndërsa detaje të reja dalin në dritë. Sasia e lëndës narkotike ishte trafikuar nga Holanda në drejtim të Greqisë, ndërsa trafiku ishte kryer nga karteli i drogës “Cali” në Kolumbi. Lënda narkotike kishte “markën” e kompanisë së njohur të modës “Louis Viton”, ndërsa synimi ishte shpërndarja në lagjet më të “mira” të Athinës. Kokaina me cilësi të lartë dhe e pastër ishte trafikuar nga shqiptarë dhe grekë, të cilët kishin qasje në kokainën kolumbiane që transportohej në Evropë direkt nga Amerika Latine. Pas përgjimeve të kryera nga policia greke, u zbulua se në trafik ishin përfshirë të paktën dy grekë, pronarë të një kamioni si dhe dy shqiptarë nga Korinthi. Kamioni me sasinë e lartë të kokainës u gjet në portin e Patras, ndërsa midis të arrestuarve ishin edhe dy shqiptarë, një 31 vjeçar dhe një 33 vjeçare. Nga përgjimet, është zbuluar se trafikantët kishin qasje të drejtpërdrejtë në “sallonet” e Athinës. Ata përdornin automjete luksoze të këtyre kompanive për të mos rënë në sy. Arrestimet e tyre u bënë të premten gjatë zbrazjes së një kamioni me mish, ku u gjetën 29 pllaka kokainë me nga 1 kg secila. Fillimisht u tha se ishin kapur 25 kg kokainë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here