Vrau gruan në sy të fëmijëve. Apeli s’ndryshon dënimin me 35 vite burg për ish-gardistin

0
157

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda lë në fuqi vendimin për Admir Dervishin, ish gardistin i cili vra bashkëshorten e tij mëngjesin e 6 prillit 2016.

Dervishi ka pranuar krimin duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 35 vjet burg

Ngjarja sipas gjykatës së Krimeve të Rënda ka ndodhur në rrethana rënduese, pasi ish-gardisti vrau bashkëshorten 28 vjeçare në sy të dy fëmijëve të mitur,  4 vjec dhe 10 muajshe.

Gjithashtu Admir Dervishi thuhej se ka shkelur urdhrin e mbrojtjes që gjykata kish dhënë për Ilda Dervishin, ndërkohë që krimi është kryer me armën e shërbimit.

Para gjykatës së Krimeve të Rënda, Dervishi është shprehur se bashkëshortja nuk e respektonte dhe se në momentin e vrasjes dy bashkëshortët kishin pasur një debat të ashpër.

Mëngjesin e 6 prillit, pasi ka kryer krimin Admiri ka dërguar fëmijët tek fqinji ndërsa vetë ka qëndruar në banesë ku dhe është arrestuar nga policia pa bere rezistencë.

E reja ndonëse u dërgua në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, 1 orë më pas ndërroi jetë.

Viktima ka qenë pranë derës kur ish gardisti e qëlloi disa here me pistolete, dy plumba  nga të cilët e kapën në pjesën e kraharorit, ndërsa dy të tjerë përfunduar në derë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here