PD: AKM që do të monitorojë plehrat shkel ligjin prej 3 vjetësh, Prokuroria të hetojë

0
223

Agjencia Kombëtare e Mjedisit, që sipas qeverisë do të monitorojë importin e mbetjeve, akuzohet se ka shkelur disa ligje dhe konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit përgjate 3 viteve te fundit.

Partia Demokratike i referohet një raporti të Shoqatës së Gazetareve për Drejtesi (në një raport të financuar nga Ambasada Amerikane), i cili ka vlerësuar lejet mjedisore të dhëna për ndërtim HEC-esh nga Janar 2014 deri në Qershor 2016 dhe ka zbuluar se për 38 HEC-e (nga 43 në total), miratimi është dhënë pa kryer fare Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të tyre.

“Pra, Agjensia që sipas Ramës do na mbrojë nga mbetjet e rrezikshme po shkel ligjet e biodiversitetit dhe te menaxhimin të integruar të burimeve ujore, si edhe disa Konventa ndërkombëtare, si ajo e Bernës dhe e Bonit, të dyja të nënshkruara nga Shqipëria. Ironia shtohet kur mendon që në 2014, Aleanca e Plehrave futi duart dhe ndryshoi ligjin për lejet mjedisore të hartuar nga BE, vec për të detyruar edhe dyqanet e vogla te lagjeve të banimit të marrin leje mjedisore pas kryerjes se detyrueshme të vlerësimit mjedisor. Këtu kam nje proces-verbal të nënshkruar nga zuzaret e qeverisë që terrorizojne nje fast-food vec 6m2 me 5 milione lekë gjobe nëse nuk do paguaje për vlerësim dhe leje mjedisore tek sekseret e qeverise”, deklaroi kreu i departamentit të mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi.

Sipas PD, “Aleanca e Plehrave jep leje mjedisore pa proces të Vleresimit të Ndikimit në Mjedis për HEC-e, që cenojne qindra hektare dhe ndryshojne rrjedhen ujore per dhjetra km (perfshi HEC-e ne Valbone, Librazhd dhe Korce), por detyron kthinat e qofteve me 5m2 të kryejnë VNM dhe të pajisen me leje mjedisore”.

PD i bën thirrje prokurorise të hetoje për këto shkelje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here