Kamionë me drogë drejt Holandës e Belgjikës, dyshohet se janë shqiptarë nga jugu

0
150

Pak ditë më parë në Greqi u zbulua një magazinë me 1 ton e 669 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë, ndërsa ranë në pranga 7 persona me kombësi greke, por që sipas mediave greke janë nga jugu i Shqipërisë. Mësohet se të arrestuarit janë të moshës 40-62 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Policia greke i sekuestroi organizatës kriminale 1 ton, 669 kg 209 gramë marijuanë, 20.095 euro, 12 celularë, 2 peshore, 1 makinë, 1 motor, 1 kamion dhe 1 kasafortë metalike.

Mediat greke shkruajnë se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion vendet e tjera Europiane. Sipas policisë greke, pasi magazinohej, droga dërgohej me kamionë në Holandë, Gjermani dhe Belgjike.

Ndërkohë policia po heton lidhjet e mundshme të kësaj organizate edhe me organizata të tjera që veprojnë në trafikun drogës nga Greqia drejt Europës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here