Skandali me regjistrimet/ Universitet private me më shumë kuota të lira se numri i miratuar nga ministria

0
299

 

Logjika e thjeshtë do që kuotat e lira të jenë të barabarta ose më të vogla se numri i përgjithshëm i kuotave në çdo degë por në universitet private ky numër është më i madh

Skema e  re e regjistrimit për në shkollë të lartë i penalizoi këtë vit shumë maturantët. Universitet publike në vendin tonë kanë hapur dyert e viti të ri akademik me gjysmën e numrit të studentëve nga çka regjistroheshin në vitet e kaluara. Kjo formulë e re e gjitha është akuzuar se është përdoruar nga ana e Ministrisë së Arsimit për të favorizuar universitete private. Lëvizja “Për Universitetin” ka denoncuar rastet me fakte konkrete duke bërë të ditur që numri i kuotave të mbetura bosh në universitete private është shumë herë me i vogël sesa numri i kuotave të mbetura bosh në universitete publike.  Lëvizja ka bërë një krahasim mes kuotave të mbetura bosh në universitet publike dhe atyre të mbetura bosh në universitet private. I gjithë sistemi i ndërtuar online i shikon të dhënat në kohe reale dhe ne momentin që vija e kuqe zbritën poshtë dhe ti shikon nëse je fitues apo jo. Nga ana tjetër, në adresën https://klasifikimi.ualbania.rash.al/ ministria ka ndërtuar një tabelë elektronike ku në njërën kolonë janë kuotat që ajo u ka miratuar universiteteve degë pas dege dhe në tjetrën kuotat e lira, pra sa vende bosh kanë ngelur nga të regjistruarit deri në fazën që po flasim. Logjika e thjeshtë do që kuotat e lira të jenë të barabarta ose më të vogla se numri i përgjithshëm i kuotave në çdo degë.

universitet-epoka universiteti-aldent universiteti-europian ut

Denoncimi i “Lëvizjes Për Universitetin”

Lëvizjes Për Universitetin shkruan se: “Nuk u mjaftuan me miratimin e një ligji arsimi që çon fonde shtetërore drejt universiteteve private dhe as me hartimin e një skeme aplikimi dhe regjistrimi që krijon panik te studentët duke i shtyrë drejt privatëve. Poshtërsia e fundit është krijimi i kuotave elektronike fiktive që të nxisin sa më shumë studentë të regjistrohen aty ku shkollimi kushton mijëra euro dhe cilësia është zakonisht si e një tezge të mykur me vitrinë të shkëlqyeshme”. Pra ajo që po ndodh është një situatë e kthyer totalisht në favor të universiteteve private.  “Po çfarë ndodh? Në të gjitha universitetet publike (hiq disa raste në Universitetin e Arteve) kuotat e lira janë më të pakta se kuotat e përgjithshme. Sakaq, pothuajse në të gjitha universitetet private, në shumë degë të tyre kuotat e lira rezultojnë më të mëdha se numri i kuotave të miratuara për ato degë. Spikat këtu Universiteti Evropian i Tiranës, i cili në çdo degë ka më shumë kuota të lira se kuota të miratuara nga ministria. A mund të jetë lajthitje kompjuterike kjo? Të ishte kështu, rrëmuja e shifrave do t’i prekte njëlloj universitetet publike dhe private.  Çfarë përfitojnë universitetet private nga shtimi fiktiv i kuotave në programin kompjuterik? Kthehemi në fillim, kur thamë se çdo studenti që rezulton fitues i del e gjelbër dega me të rënë viza e të regjistruarve. Kësisoj nëse universiteti privat X ka në degën Y 10 kuota të miratuara dhe 20 kuota të lira, njoftimi se u ka lindur e drejta për t’u regjistruar u shkon jo 10 ose më pak studentëve, por 20 të tillëve. Kësisoj ata rrisin fiktivisht numrin e të regjistruarve dhe ritmin e regjistrimit. Siç duket, pronarët e pangopur të universiteteve private dhe zyrtarët e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit e kanë thelluar allishverishin e nisur prej vitesh me studentët. ” thuhet më tej në shkrimin e lëvizjes “Për Universitetin”. Lëvizja Për Universitetin nga ana tjetët u bën thirrje studentëve që të rezistojnë dhe kërkon nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë hetimit në lidhje me këtë situatë.

bujqesori europiani log new-york barleti 14732227_1123253777712605_6503978995424266646_n aleksande-xhubvanipolis

Formula e re favorizon universitet private. Ministria e Arsimit: Shkollën e fitojnë më të mirët

Ministria e Arsimit  ka krijuar një situatë të rëndë kaotike, ndërsa i futi maturantët që pretendojnë të kalojnë në stadin universitar të studimeve në pasiguri të plotë. Këtë vit pranimi në universitet u bë në bazë të mesatares, ndërsa ishin  vetë universitet që vendosin mbi kuotat e pranimeve të studentëve në degë të caktuara. Ndonëse futja e mesatares u trumbetua me të madhe nga ministrja Lindita Nikolla si një formë që do pranonte vetëm studentë cilësorë, duket se kjo solli  kaos në universitete. Reagimet kanë qenë të shumta si politike ashtu dhe studentore. Por tani pas mbylljes së raundeve të regjistrimeve nëpër universitet duket qartë se universitet private po i tejkalojnë dhe normat e lejuara nga ana e ministrisë për sa i përket numrit të vendeve të lira. Ndërkohë regjistrimet po vazhdojë akoma me post raundet që do të zgjasin deri me 27 tetor. Nga ana e Ministrisë së Arsimit herë pas here i ka mohuar akuzat në lidhe me formulën e re e cila ka qenë favorizuese e drejtpërdrejtë e universiteteve private duke theksuar se: “ Studentët  nuk patën sy me parë dhe veshë me dëgjuar të vërtetën. Në shkollë do të shkojnë më të mirët. Ishin vetë studentët që e kanë zgjedhur këtë formulë”.  Ndërsa sipas kryeministrit: “Në fillim regjistrohen më të mirët apo nuk ka qofte tek daja”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here