18-vjeçarja shqiptare zhvat 59-vjeçarin zviceran, ja sa para i merr

0
317
Një vajzë 18 vjeçe duhet të ketë luajtur me dashurinë një burri 59 vjeç, duke e shfrytëzuar financiarisht. Tani ajo dhe tutori i saj janë arrestuar, raporton gazeta zvicerane “Blick”.
Ngjarja ka ndodhur në Uster të Zvicrës, ku vajza ka arritur t’i rrëmbejë atij rreth 2000 franga në emër “të dashurisë për interes.”
18-vjeçarja është shqiptare nga Kosova, gjithashtu dhe tutori i saj 40 vjeç.
“Shqiptarja e ka shfrytëzuar 59-vjeçarin për operacione të ndryshme, pagesa dhe për shpenzime të tjera. Të martën e kaluar, 59-vjeçari kuptoi mashtrimin e saj dhe e paraqiti rastin përpara policisë së Uster, që filloi vëzhgimin e çiftit nga Kosova. Nuk shkoi gjatë dhe 18-vjeçarja i paraqitet përsëri burrit në moshë për t’u takuar dhe qëllim për ta shfrytëzuar ekonomikisht. Policia në momenti që e pa duke zbritur nga vetura e tutorit, i arrestoi të dy me akuzën “mashtrim për favore seksuale”.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here