Torturuan dhe vranë kamerierin, burg përjetë për dy pronarët e lokalit

0
200

Gjykata e Vlorës ka dënuar me burgim të përjetshëm dy pronarët e një lokali në Dhërmi, të cilët u shpallën fajtorë për vrasjen dhe torturimin e kamerierit Denis Vyshka.

Vrasja makabre ka ndodhur më 14 gusht të vitit 2014 në mjediset e lokalit.

Kështu, Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm Altin Ymerin dhe Ersi Ziflajn, si edhe me 35 vjet burg Miklovan Zymerin, që i ndihmoi dy pronarët të kryenin masakrimin e të riut.

Vendimi u dha sot nga gjyqtari Laurent Fuçia.

Pronarët e lokalit në Dhërmi e torturuan kamerierin duke i fikur cigaret e ndezura në trup pasi e akuzuan atë se kishte vjedhur 500 mijë lekë të vjetra nga xhiroja e lokalit.

Në datën 14.08.2014, rreth orës 03:00, Altin Ymeraj dhe Ervis Zylfaj kanë vënë re se në lokalin e tyre mungonte shuma prej 500 mijë lekësh dhe për këtë arsye Altin Ymeraj ka dërguar shtetasin Eris Zilkaj të thërriste gjithë stafin e lokalit. Pasi ka ardhur gjithë stafi dhe janë futur brenda në lokal, i kanë rreshtuar dhe i kanë thënë se i mungojnë 500 mijë lekë dhe ata duhet t’i gjenin kush i kishte vjedhur.

Shtetasi Altin Ymeraj mbante në dorë një vegël bujqësore dhe duke i kërkuar kush i kishte vjedhur lekët, ka gjuajtur me veglën që mbante në dorë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin Denis Vyshka”. Sipas organit të akuzës, janë marrë dëshmitë e tetë punonjësve të ndryshëm të lokal

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here