Paundi rikthehet me forcë, fiton terren ndaj valutave

0
517

Paundi britanik fitoi ndjeshëm terren kundrejt dollarit amerikan menjëherë pas publikimit të të dhënave për ecurinë e çmimeve të konsumit. Paundi fitoi rreth 1% kundrejt monedhës së gjelbër duke i dhënë fund kështu një rënie dy ditore. Sterlina fitoi bindshëm terren edhe kundrejt monedhës së përbashkët europiane. Trendi vjen si pasojë e deklaratave të fundit të ekspertëve të qeverisë britanike. Këta të fundit deklaruan se, çdo marrëveshje mes palëve për Brexit do të kërkonte ratifikimin nga ana e Parlamentit Europian. Paundi ndërkohë ka rënë me rreth 18% kundrejt dollarit që prej datës 23 qershor, duke krijuar luhatshmëri të lartë në tregje. Për kompanitë e importit, diçka e tillë sjell probleme serioze. Ryanair së fundmi shkurtoi projeksionet si pasojë e zhvlerësimit të paundit. Fitimet e kompanisë pritet të bien ndjeshëm gjatë vitit. Edhe interesi i bonove dhjetëvjeçare të qeverisë britanike ra me rreth 4 pikë bazë, në 1.08% ne vit pas të dhënave mbi inflacionin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here