“Je shumë e ngathët”/ Babai shqiptar i hedh ujë të nxehtë në duar vjazës si ndëshkim

0
217

Keqtrajtonte 3 vajzat dhe detyronte bashkëshorten të heshtte përballë këtyre situatave tronditëse. Një situatë e tmerrshme ajo që ndodhte në një familje shqiptarësh në Itali, ku shpeshherë vajzat keqtrajtoheshin e dhunoheshin edhe në prani të miqve që i vizitonin në shtëpi.

Mediat italiane raportojnë se po vazhdon procesi gjyqësor në Itali ndaj një shqiptari të akuzuar se keqtrajtonte vajzat e tij për arsye nga më të ndryshmet, ndërkohë që gruaja edhe pse ishte e pranishme gjatë skenave, nuk tregonte.

Një rast flagrant ishte ai kur familja kishte një mysafir në shtëpi dhe një nga vajzat ishte e detyruar të gatuante darkën. Babai e nxiste në çdo moment të nxitonte, pasi darka po vonohej.

Në një moment, i merr enët me ujë që po ziente në sobë dhe ia derdh në duar në shenje ndëshkimi, duke e sharë se “ishte shumë e ngathët”.

Sipas organit të akuzës, raste të tilla ishin të përsëritura. Vetë vajzat kanë treguar për jetën që bënin duke thënë se në shumicën e herëve të dhunës babai ishte nën ndikimin e alkoolit.

Provat e paraqitura në proces përveç dëshmive, janë edhe raportet mjekësore dhe shenjat e të djegurave që ka pasur një nga vajzat në duar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here