224 kg kanabis, armë e fishekë në banesë, arrestohet 56-vjeçari në Lushnje

0
143

Pas kontrollit në banesën e një 56-vjeçari në fshatin Zhamë të Lushnjes, policia gjeti dhe sekuestroi 224 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, 1 armë gjahu pa leje dhe 163 fishekë, ndërsa mundi të arrestojë në flagrancë poseduesin e tyre, Sami Ibaliu, 56 vjeç.

“Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnje, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Zhame” në banesën e shtetasit Sami Ibaliu, 56 vjeç, banuas në fshatin Zhamë, Lushnje.

Gjatë operacionit nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
– 224 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
– 1 armë gjahu pa leje.
– 153 fishekë të kalibrit 7.62mm.
– 10 fishekë pistolete.

Ndaj personit të mësipërm u mor masa e arrestit në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here