Alpha Bank inauguron ambjentet e reja të degës së Alpha Bank në qytetin e Beratit

0
175

Në datë 17 tetor 2016, u inauguruan ambjentet e reja të degës së Alpha Bank në qytetin e Beratit. Në ceremoni ishin të ftuar Kryetari i Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj ,autoritete të tjera vendore, si edhe klientë dhe bashkëpunëtorë të degës Berat. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Z. Periklis Drougkas, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank në Shqipëri tha ‘’ Ne jemi present në qytetin e Beratit prej 14 vitesh, dhe jemikrenarë qe përgjatë këtyre viteve kemi mbështetur klientë individë dhe klientë biznesi me produkte dhe shërbime të shumta për të plotësuar çdo nevojë të tyren’’.

Ai vazhdoi duke thënë se dega e re e rinovuar është konceptuar për t’I shërbyer një numëri më të madh klientësh me të njëjtën cilësi të lartë shërbimi. Aktualisht dega Berat numëron      më       shumë se 16,000 klientë të cilët kanë besuar Alpha Bank dhe është pikërisht ky besimi i tyre dhe i 228,000 klientëve të tjerë në të gjithë Shqipërinë që na udhëheq në veprimtarinë tone të përditshme që prej themelimit të Bankës në vitin 1998 në Shqipëri.

Alpha Bank Albania është një prej bankave më të mëdha në vend, duke zënë një pozicion të konsiderueshëm në treg përsa i përket biznesit bankar me shumicë dhe atij me pakicë. Banka ofron një gamë të gjërë produktesh dhe shërbimesh, si depozita dhe produkte investimi, karta debiti dhe karta krediti, produkte të kreditimit bankar me pakicë dhe shumicë, si edhe shërbime për biznesin e vogël, atë të mesëm dhe për korporatat. Aktualisht, Alpha Bank Albania ofron shërbim cilësor për më shumë se 244 mijë klientë nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh në vend dhe kanale të tjera alternative, si 54 ATM, web banking dhe mobile banking, si dhe 700 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS).

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here