Kostis Hatzidakis: Tsipras donte ta bënte Greqinë një ‘Shqipëri të dytë’

0
167

Pas lajmeve në mediat botërore se Kryeministri Alexis Tsipras i kërkoi Presidentit Vladimir Putin që shteti rus të nisë shtypjen e parasë greke ‘Dhrahmi’, deputetët e opozitës në Greqi kanë reaguar ashpër ndaj Qeverisë Tsipras.

Zv/kryetari i partisë Demokracia e Re, Kostis Hatzidakis e ka pritur keq këtë lajm, që është publik vetëm ditën e djeshme nga Presidenti i Francës Francois Hollande. Sipas Hatzidakis, Qeveria greke po kërkon ta nxjerrë vendin nga Eurozona, gjë që do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë e shtetit fqinj.

Hatzidakis ka marrë si shembull  edhe Shqipërinë, duke thënë se Tsipras kërkon ta bëjë Greqinë “Shqipërinë numër 2”.

“Qeveria kërkonte që të na bënte Shqipërinë Nr.2”, ka thënë ndër të tjera Hatzidakis.

Politikani grek shton se borxhi grek është shumë i madh dhe Qeveria Tsipras nuk po bën mjaftueshëm për investitorët e huaj. Këto deklarata, zv/kryetari i Demokracisë së Re i bëri në televizionin grek “SKAI”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here