Shoqet e ngushta që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sukth të Durrësit

0
545

Greta Sherifi, Izabela Gega dhe Elona Xhuti ishin shoqe të ngushta. Vajzat humbën jetën në një aksident të tmerrshëm mëngjesin e sotëm në Sukth të Durrësit. Të afërmit e viktimave kanë dhënë se vajzat ishin nisur drejt Greqisë.

Po kështu në këtë aksident tragjik humbi jetën edhe 36 vjeçari Dashnor Delialliasi. Ai është baba i dy fëmijëve dhe jetonte në Itali.

Aksidenti tragjik ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit në orët e para të mëngjesit. Nga të dhënat e para që jep policia, shkak është bërë lëvizja në sens të kundërt e mjetit që drejtohej nga Delialliasi. Ndërkohë të dy mjetet, si Benz-i me targa AA694IL që drejtohej nga Greta Sherifi dhe Benz-i me targa AA979GV i drejtuar nga Dashnor Delialliasi kanë qenë me shpejtësi të madhe. Policia po heton për zbardhur skemën e aksidentit, por gjithsesi ai nuk ka “fajtor” pasi të katër personat që udhëtonin në dy mjetet kanë humbur jetën.

viktima Greta Sherifi

Foto 1: Greta Sherifi

izabela gega ok

Foto 2: Izabela Gega

elona xhuti

Foto 3: ELona Xhuti

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here