Procedurat dhe licensimi për tregtimin e naftës bruto/ Paralajmërohet rritje e çmimit të karburanteve, Shoqata në Kushtetuese: Po na falimentojnë

0
190

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën për pezullimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për licencimin për aktivitetet e  hidrokarbureve

Çmimet e karburanteve do të rriten me 3-4 lekë nëse Gjykata Kushtetuese nuk shfuqizon vendim e qeverisë që parashikon disafishim të taksave për licencim të stacioneve të shitjes së karburantit. Shoqata e Hidrokarbureve e ka bërë këtë paralajmërim pas shqyrtimit të ankimit në Gjykatën Kushtetuese. Deri tani nuk e kemi praktikuar, por duhet aplikuar edhe kjo. Kjo faktikisht do të ketë problem për konsumatorin. 95 lekë për litër në atë çmim tabele janë taksa që i shkojnë shtetit. Kështu që relativisht kjo është 20% e kostos së karbonit. Në qoftë se aplikojmë edhe këtë, i bie një rritje 3-4 lekë për liter”, tha Fatjon Veizaj, Presidenti i Unionit të Shoqërive Hidrokarbure Shqiptare.

Seanca

Unioni i Shoqërive Hidrokarbure Shqiptare mbrojti dje në seancën e radhës në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e vendimit lidhur me procedurat dhe kushtet e licensimit për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj. Vendimi i miratuar nga qeveria në muajin dhjetor 2015 ka vënë përballë 25 kompani tregtare me Avokaturën e Shtetit dhe Ministrinë e Energjisë. E ndërsa Unioni ka mëshuar fort disafishimit të tarifës së licensimit nga ana e juristes së Avokaturës është kërkuar argument tek standardi. përfaqësuesja e Avokatit të Shtetit e ka justifikuar rritjen e taksës për licencim me faktin e vënies nën kontroll të tregut të shitjes së karburanteve. Ekzistenca e një raporti të tillë ka vënë në vështirësi kryerjen e detyrës dhe organeve që ushtrojnë kontrollin e këtyre stacioneve për shkak se një numër i konsiderueshëm stacionesh nuk përmbushin kushtet teknike të sigurisë për shkak të mungesës së kapacitetit financiar që të investojnë në blerjen e pajisjeve”, tha Lorena Kasapi. Ndërkohë gjyqtari Vladimir Kristo ka kritikuar këtë qëndrim duke theksuar se kjo prek lirinë e tregut. “Argumentet që thuhen janë të papranueshme. Si mund të thuhet se në fund të fundit, kjo tarifë vendoset për të frenuar përhapjen e bizneseve”, u shpreh ai. Gjykata kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për pezullim të vendimit deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Vendimi i qeverisë cakton se taksa për një karburant apo pikë shitje karburanti në tiranë është 5 milionë lekë dhe në qytete të tjera 2 milionë lekë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here