Tragjike, shqiptarja vdes pranë 3 fëmijëve në aksident, babai vrapon i dëshpëruar pas ambulancës

0
147

– Një 37-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Ferrara. Një e dielë e ftohtë dhe me shi. Pak njerëz rreth e rrotull, shumë kanë preferuar të qëndrojnë në shtëpi. Një nënë 37 vjeçe me iniciale B.A me gjithë 3 fëmijët e saj, dy djemtë 16 dhe 13 vjeç si dhe me të voglin 2 vjeç është përplasur ndërsa udhëtonte me makinën e saj tip “Alfa Romeo 156”. Shqiptarja rezidente në rrugën Argante ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë dhe zona ku ka ndodhur aksidenti njihet si një kthesë e rrezikshme ku kanë ndodhur aksidente edhe më parë. 37-vjeçarja shqiptare ka bërë manovrimet për të marrë kthesën por ka humbur kontrollin.

Një çast, një fraksion sekondi dhe tragjedia ndodhi. Makina rreshket dhe pavarësisht tentativave nuk arrin të mbajë korsinë e duhur dhe del në tjetrën duke u përplasur menjë “Mercedes Vito”, ku udhëtonte një familje marokene, mes tyre një fëmijë 7 vjeç. Përplasja e parë mes dy mjeteve është e fortë dhe gruaja ka humbur jetën menjëherë, pranë saj fëmijët që shikojnë çdo gjë. Një prej djemve më të rritur është në gjendje të rëndë por në jetë, ndërsa vogëlushja dhe djali tjetër të tronditur e të plagosur por jo në rrezik për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat e policisë si dhe ambulanca e urgjencës. Ndërsa infermierët marrin një prej fëmijëve për ta transportuar në spital, babai i tyre që kishte mbërritur në vendin e aksidentit i vihet nga pas. Ai shihet teksa i afrohet ambulancës por pa mundur ta arrijë atë. Bashkëshorti i viktimës në gjendje shoku e i dëshpëruar mbështetet tek një nga policët./BW

afasfasfas sdfkjsdklfjslfksd

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here