Problemet sociale do të sjellin acarim të situatës në vend

0
817

maxresdefault

–   Vëmendja e qeveritarëve është përqendruar tek mënyra për të bërë para të pista nga varfëria e njerëzve, kurse problemet sociale dhe financimi i rrugëve për të luftuar varfërinë, padijen dhe krimin janë lënë tashmë në harresë

Ervin Kaduku

Nuk mund të mohohet më se Shqipëria po lihet peng i një kriminaliteti në rritje nga qeveria e saj. Vrasjet, droga dhe varfëria po bëhen sinonim i jetës së përditshme, që jepen rëndom tashmë nga emisionet televizive në çdo moment të ditës e të natës. Ndërkohë që qeveritarët sjellin suksese të paqena në publik, faktet tregojnë se vëmendja e tyre është përqendruar tek mënyra për të bërë para të pista nga varfëria e njerëzve, kurse problemet sociale dhe financimi i rrugëve për të luftuar varfërinë, padijen dhe krimin janë lënë tashmë në harresë.

Arsimi

Edhe pse arsimi është konsideruar një ndër sektorët prioritarë dhe më një ndikim të madh social nga qeveritë, krejt të kundërtën tregojnë shifrat e buxhetit për ta financuar atë. Buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit vitet e fundit ka pasur një trend rënës. Kështu, referuar treguesve të buxhetit të shtetit, për këto vite, fondet për arsimin kanë një peshë prej 2.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Gjatë këtyre ditëve, kohë kur Ministria e Financave po përgatit draftin e buxhetit të shtetit për vitin 2017, vihet re se dikasteri i arsimit ka paraqitur kërkesën e saj për fonde me një vlerë më të ulët se e një viti më parë. Kështu, referuar të dhënave nga Ministria e Financave, për vitin 2016 buxheti për arsimin ishte 36.4 miliardë lekë, ndërsa kërkesa për buxhetin e vitit 2017 është 36.3 miliardë lekë.  Sipas këtyre treguesve, projektbuxheti i vitit të ardhshëm për arsimin, zë vetëm 2.22 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në bazë të ndarjes së këtij projektbuxheti, pjesën dërrmuese të të gjithë zërit të shpenzimeve, e zënë ato korrente me një vlerë prej 32.9 miliardë lekë, ndërsa ato kapitale vetëm 3.3 miliardë lekë. Vetëm për paga dhe sigurime shoqërore janë programuar 24.7 miliardë lekë. Aktualisht, drafti i buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm është në fazat përfundimtare të hartimit të tij, ndërkohë që pritet të marrë dhe “OK” e FMN, para se të kalojë për miratim në Qeveri dhe Kuvend.

Shtohen të papunët “me shkollë”

Në Shqipëri, dhjetë janë kategoritë e profesionistëve të klasifikuar si të tillë referuar aftësive, kualifikimeve që kanë fituar gjatë arsimimit e përvojës në punë: ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtues ekzekutivë; specialistë me arsim të lartë; teknikë në zbatim; nëpunës të thjeshtë; punonjës të shitjeve dhe shërbimeve; punonjës të bujqësisë; zejtarë; punonjës të përdorimit të makinerive; punëtorë ndihmës (profesione elementare) dhe Forcat e Armatosura. Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, kontingjenti më i madh i punëkërkuesve të regjistruar pranë zyrave të punësimit, rreth 49.4%, janë profesionet elementare, që janë kryesisht pjesëtarë të familjeve që mbështeten me të ardhura nga shteti. Zejtarët dhe zanatçinjtë janë grupi më dinamik për sa u përket hyrje-daljeve në tregun e punës. Sot ata përbëjnë 17.1% të totalit të të regjistruarve, shifër kjo në rënie nga viti 2014 me 1.5%. Menaxherë dhe specialistë me arsim të lartë janë 7% e totalit të punëkërkuesve të papunë nga 5.7% që zinin në vitin 2014. Ndërsa teknikë dhe specialistë të mesëm janë 5% e totalit të punëkërkuesve të papunë, nga 4.3% që kanë qenë në vitin 2014. Nëpunësit, kryesisht punonjës të arkave, agjentë shitblerjeje dhe nëpunës të informimit përbëjnë vetëm 2.6% të totalit të punëkërkuesve të papunë të regjistruar. Punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve përbëjnë 7.4% të totalit të të regjistruarve, por pjesa më e madhe e tyre janë shitës me më shumë përvojë në këtë punë sesa me aftësi të fituara nga formimi i tyre. Kërkesa në rritje për këtë grup, sidomos për aftësi shtesë si përdorimi i kompjuterit e gjuhëve të huaj e bëjnë më të vështirë punësimin e tyre.
Punonjësit e kualifikuar në bujqësi, pyje dhe peshkim janë kontingjenti i ardhur kryesisht nga ish-fermat dhe kooperativat dhe kanë moshë relativisht të madhe. Ata u përkasin kryesisht qarqeve të zonave verilindore si Dibra, Puka, por edhe nga zonat fushore si ajo e Lushnjës e njohur për prodhimet bujqësore. Kjo kategori përbën 4.6% të punëkërkuesve të papunë, por kjo shifër është në rënie në krahasime një vit më pare.

mbijetesa_me_varferi_ekstreme_ varferi-foto-ilustruese-650x358

U hiqet buka të varfërve

Instituti i Statistikave raporton për një pakësim të numrit të familjeve të përfshira në skemën e ndihmes ekonomike. Shifrat zyrtare për tremujorin e dytë të këtij viti flasin për një ulje me 1,4 për qind të numrit mesatar të familjeve që përfituan ndihmë ekonomike, krahasuar me tremujorin e parë. Në skemën e ndihmës janë rreth 79 mijë e 600 familje nga të cilat, afro 40 mijë e 600 u trajtuan me ndihmë të pjesshme dhe rreth 39 mijë me ndihmë të plotë.

Qarku i Elbasanit ka numrin më të madh të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike 19,7 % në shkalle vendi. Ndjekur nga qarqet e veriut, Dibra me 16,7%, Kukësi 13,5% dhe Shkodra me 12,2.

Në Tiranë jetojnë 10,8 përqind e familjeve të skemës së ndihmës ekonomike. Kurse nga qarqet e jugut, Korça ka numrin më të lartë me 9,8 përqind.

Durrësi është qarku me numrin më të vogël të familjeve të përfshirë në skemë me 1,3 përqind të totalit të ndjekur nga Vlora dhe Gjirokastra.

Familjet me katër anëtarë zënë peshën më të madhe, janë përfitues më të mëdha të skemës.

Ulet xhiroja e të vegjëlve

Në krahasim me fundin e vitit 2015, ndërmarrjet e vogla dhe më pak ato të mesme, vlerësojnë ulje të nivelit të shitjeve dhe të rezultatit financiar, ndërsa ndërmarrjet e mëdha vlerësojnë përmirësim të tyre. Këtë tendencë e ka dhënë Banka e Shqipërisë në një analizë mbi rezultatet e “Vrojtimit mbi Gjendjen e Financiare dhe Huamarrjen e Ndërmarrjeve”. Për pasojë, ndërmarrjet e vogla e kanë tkurrur veprimtarinë e tyre, ndërkohë që ato të mesme kanë vijuar zgjerimin e aktivitetit të tyre, pavarësisht rënies së shitjeve. Ndërsa ndërmarrjet e mëdha shënojnë zgjerim të ndjeshëm të veprimtarisë.
Për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2016, të gjitha ndërmarrjet presin një zgjerim të veprimtarisë së tyre dhe ecuri pozitive për nivelin e shitjeve të përgjithshme dhe të rezultatit financiar.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të 2016-s, më tepër se gjysma e ndërmarrjeve të përgjigjura kanë financuar veprimtarinë e tyre vetëm përmes shitjeve, pavarësisht ndarjes sipas madhësisë. Vetëm nga shitjet, janë financuar përkatësisht 56.7% e ndërmarrjeve të vogla, 56% e atyre të mesme dhe 56.5% e atyre të mëdha. Huamarrja si burim më vete apo i kombinuar është përdorur nga 29.8% e ndërmarrjeve të mëdha, 27.2% e ndërmarrjeve të mesme dhe 23.3% e ndërmarrjeve të vogla. Ndërmarrjet deklarojnë se i janë drejtuar kryesisht sektorit bankar si burim huamarrjeje. Përkatësisht, 92.2% e ndërmarrjeve të vogla, 92.7% e atyre të mesme dhe 96.1% e atyre të mëdha e kanë përfituar huan e tyre vetëm nga bankat, ndërkohë që pjesa tjetër kanë kombinuar një tërësi burimesh financimi.
Huamarrja e ndërmarrjeve ka si qëllim kryesor përballimin e shpenzimeve korrente (48.5% e ndërmarrjeve të vogla, 38.1% e atyre të mesme dhe 40.9% e atyre të mëdha), si dhe kryerjen e një investimi afatgjatë (34.8% e ndërmarrjeve të vogla, 36.5% e atyre të mesme dhe 38.5% e ndërmarrjeve të mëdha). Për 76.9% të ndërmarrjeve të vogla, 67.2% të ndërmarrjeve të mesme dhe 82.8% të ndërmarrjeve të mëdha, pagesa e huas ndaj totalit të të ardhurave arrin deri në 20% të të ardhurave. Për të gjitha ndërmarrjet, ngarkesa në borxh vlerësohet kryesisht disi më e lartë se “ngarkesa mesatare”.
Procesi i huamarrjes nga bankat vlerësohet midis nivelit “normal” dhe “i vështirë” nga të gjitha ndërmarrjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here