Pronari i argjendarisë së grabitur: Më vodhën mundin e 25 viteve, shteti të marrë masa

0
185

Pronari i argjendarisë së grabitur tek Pazari i Ri, Pavlo Shkarpa, deklaron i dëshpëruar se grabitësit i morën mundin dhe djersën 25-vjeçare të gjithë familjes së tij. Ai tregon se e kishte marrë lajmin e grabitjes nga shitësja e argjendarisë.

Në një prononcim për median ai deklaroi se sasia e bizhusë dhe e arit të vjedhur kap vlerën e 500 mijë eurove.

“Sot në orën 8 të mëngjesit mora një telefonatë nga shitësja ime se është hapur dyqani. Pastaj fola me firmën që e kam të siguruar dhe më tha që ka rënë sistemim i alarmit, nuk di më shumë se tani mora turnin. Pastaj lajmërova policinë. Është vjedhja e gjithë mundit dhe punës sime 25 vjeçare që bëj në argjendari. Kam punuar me gjithë familjen time, me gruan time, jemi intelektualë të dy. Unë jam inxhinier dhe gruaja mjeke”.

Ai ndjen keqardhje që një grabitje e tillë e mirëorganizuar bëhet në mes të Tiranës.

“Më vjen keq që kjo vjedhje spektakolare dhe shumë profesionale është bërë në qendër të kryeqytetit. Ndihem pak i ligështuar shpresoj shumë te policia ti kapë këta hajdutë, këta kriminelë që kanë bërë një vjedhje shumë profesionale.Kanë tentuar të hapin kasafortën, kanë bërë një vjedhje që është e studiuar, një krim vërtetë i organizuar. Nuk është vjedhje spontane, adoleshentësh”.

Shkarpa i kërkon organeve ligjzbatuese të hedhin dritë mbi ngjarjen. Shkarpa apelon t’i jepet zgjidhje njëherë e mirë grabitjes së dyqaneve të floririt në vendin tonë.

“Shteti shqiptar duhet të marrë masa të ashpra ndaj floririt në Shqipëri pasi janë futur firma, nuk i di, por duhet të bëhen prezente. Firmat turke që lënë ndoshta dhe për të dëshiruar.Pres nga organet e shtetit dhe organet e spacializuara ti japin zgjidhje njëherë e përgjithmonë grabitjeve të dyqaneve të floririt në Shqipëri, vrasjeve të argjendarëve.Le të jem unë rasti i fundit në këtë punë. Shteti duhet të vërë dorë mbi argjendaritë dhe floririn”.

Nëse autorët nuk vendosen para drejtësisë, pronari i argjendarisë thotë se po merr ne konsideratë largimin nga vendi bashkë me familjen.

“Këtij vendi i ka ikur truri, i ka ngelur kafka dhe uri, unë jam pjesë e trurit. Nuk jam pjesë e kafkës as e urit.Po më detyrojnë të largohem, ndoshta bashkë me familje.Shpresoj shumë tek policia, Ministri Tahiri personalisht, shefi i komisariatit Eltoni. Nëse do gjendet ky mall unë do jemë pjesë e këtij vendi. Nëse nuk gjendet malli, nuk gjenden hajdutët dhe nuk shkojnë para ligjit, ato kompani, kompania e sigurimeve.E kam çdo gjë të kontabilizuar”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here