Alibeaj: Krimi është i paprekshëm, guxon të ndërtojë pistë avionësh në Durrës. Mbrohen nga 30-përqindëshat

0
157

Kreu i Departamentit të Rendit në PD, Enkelejd Alibeaj, thotë se situata me kultivimin e kanabisit në vendin tonë është tejet shqetësuese. Teksa i referohet shifrave të raportit të Guardia di Finanza të një dite më parë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, deputeti Alibeaj thotë se realiteti është i hidhur, nëse mendon se sipërfaqja e monitoruar në vend është vetëm 17 %. Duke folur në rubrikën “Opinion” në studion e “News 24”, Alibeaj thotë se është një sipërfaqe shumë e madhe e vendit e pamonitoruar, ku një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike sipas tij është trafikuar jashtë vendit. Deputeti demokrat thotë se krimi në vend është bërë i paprekshëm, duke guxuar sipas tij, të ndërtojë pistë avionësh në Durrës. Ai ripërsëriti akuzat për mbrojtje të këtyre kultivuesve dhe trafikantëve nga drejtues të policisë në vend, që sipas tij marrin 30-përqindëshat e tyre.

Ministria e Brendshëm bie dakord që po kultivohet kanabis, por thonë se po asgjësohet…

Lajmi i keq nuk vjen nga raporti i Guardia di Finanza që konstatoi një gjendje të cilën PD e kishte raportuar më parë me foto, video, materiale, fakte. Teksa flet një organ, i cili mund të konsiderohet i së vërtetës, për aq kohë sa është në Shqipëri për të asistuar për një ngjarje të tillë, tregon se çfarë ka pllakosur këtë vend. Mjafton të kapësh ato pak të dhëna që ka publikuar dje raporti, dhe tregon se në çfarë situatë të vështirë ndodhet vendi. Vetëm në 17 % të territorit të monitoruar rezulton se është 5-fishuar sipërfaqja e kultivimit të kanabisit.

Ministria pranon se këto shifra janë, por thonë se asgjësimi është shumë i madh. Dhe po luftohet fenomeni…

Vetëm 10 ditë më parë, drejtori i Policisë, Çako, tha se në Shqipëri nuk ka më kanabis. Rëndësi ka çfarë thotë apo duhet të thotë Rama apo Tahiri. 99.8 % është e asgjësuar, 0.2 % e të kultivuarit rezulton të mos e kenë asgjësuar. Kjo është një sasi kanabisi e kultivuar, e korrur, e paketuar, e trafikuar, dhe që ka arritur në destinacion. Kjo është një analizë e thjeshtë. Nuk po flas me burime tona të opozitës. Duke filluar nga 1 gushti i këtij viti, ju e keni parë edhe në daljet tona, ku është folur për sasi të mëdha kanabisi të kapura jashtë territorit tonë. Sasia e kanabisit e trafikuar tej kufijve shqiptarë është llogaritur në 10 ton. Nuk llogaris këtu atë 21 tonëshin e pardjeshëm. Fyerje më të madhe të inteligjencës nuk ka, pasi 21 ton t’i kthesh në 210 kg. Llogariteni pak këtë shumë, sesi kjo përkthehet në fuqi financiare. Kjo shumë i përket vetëm 0.2 % të 17 % të sipërfaqes së monitoruar. Po pjesa tjetër e sipërfaqes që është shumë më e madhe, e pamonitoruar. Dhe imagjinoni sikur 0.2 % e tyre të kenë dalë jashtë vendit. Janë monitoruar vetë 1/5 e sipërfaqes, por me pjesën tjetër ç’bëhet.

Si e vlerësoni ju punën e Guardia di Finanza, dhe faktin që janë monitoruar vetëm 17%dhe jo pjesa tjetër?

Është një veprimtari e partnerëve ndërkombëtarë. Për faktin edhe se destinacioni i këtij kanabisi është vendi i tyre. Kanë motive të shëndosha për ta bërë këtë. Por nëse nuk kanë mundur apo nuk kanë dashur të monitorojnë më shumë, nuk mund ta them këtë.

A është alibi që ata nuk i publikojnë hartat për arsye hetimore?

Nuk ka asnjë lloj alibie, apo arsye pse duhet të fshihet. Ka vetëm një arsye, për të mos treguar realitetin. Realiteti është shumë më i rëndë sesa kaq. Aksionet nuk mund të mbrohen në këtë mënyrë. Kultivimi i kanabisit nuk është një ngjarje kriminale që ndodh brenda ditës. Ka një farë kohe kultivimi i kanabisit, edhe ai i asaj farës vietnameze. Në një periudhë më së paku 6-mujore ka një veprimtari kriminale që zhvillohet hapur në territorin e Shqipërisë. Policia e këtij vendi, ministri i Brendshëm, kryeministri, duhet të jenë në krye të detyrës. Nuk është vetëm çështja e kultivimit të kanabisit, por ka një problem edhe më të rëndë. Ministri duhet të bëjë një krahasim tjetër. Ky fenomen është më i rëndë kur tregon se lënda arrin destinacionin.

Si ka mundur kjo fara vietnameze të arrijë në vendin tonë?

Duke llogaritur stinën e verës, ne para disa muajsh denoncuam se mund të bëhej kultivim deri 3 herë në vit. Ata guxuan të krijonin trafikime të kanabisit përmes ajrit. Ja ky është guximi i krimit. Në mes të Durrësit merr guximin të krijojë një pistë avionësh. Kjo do të thotë që ata kanë mbështetje nga vetë policia. Ja pra ky është ai problemi i 30-përqindëshit. Kushdo që kultivon sot është i detyruar që 30 % të shumës që pretendohet se nxjerr nga kjo veprimtari kriminale, detyrohet t’ia derdhë krerëve të policive në qarqe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here