Raporti i UNICEF/ Vajzat nën 18-vjeç, 40% më shumë punë shtëpie se djemtë

0
153

Që vajzat bëjnë më shumë punë shtëpie se djemtë, kjo është diçka botërisht e ditur.

Megjithatë, programi për fëmijët pranë OKB-së, ka vërtetuar statistikisht se vajzat nën moshën 18-vjeçare shpenzojnë 40% më shumë kohës se meshkujt duke bërë punë të papaguar në funksion të mirëmbajtjes së shtëpisë.

Sipas UNICEF, në mbarë botën, diferenca është 160 milionë orë ekstra pune në favor të vajzave. Në radhët e punëve të shtëpisë futen aktivitete nga më të ndryshmet. Sipas studimit, dy në tre vajza të mitura në botë pastrojnë dhe gatuajnë për familjarët e tyre.

Ndërkohë, afro gjysma prej tyre është e detyruar që të mbushë ujë ose të mbledhë dru për të bërë zjarr, i cili përdoret për qëllime të ndryshme nga gatimi e deri tek ngrohja. Raporti thekson se në radhët e punëve të shtëpisë përllogariten edhe një sërë aktivitetesh si kujdesi për fëmijët e vegjël ose për të moshuarit.

Situata më e vështirë për vajzat e mitura paraqitet në vendet e Afrikës, e sidomos në Somali, ku vajzat e moshave midis 10 dhe 14-vjeçare shpenzojnë afro 26 orë në javë duke bërë punë shtëpie. Statistika shqetësuese janë vërejtur gjithashtu në Burkina Faso dhe në Jemen.

Zyrtarët e UNICEF i shohin me shqetësim distancimet dhe pabarazitë gjinore e sidomos për fëmijët. Sipas tyre, pabarazia e ndarjes së punëve të shtëpisë mund t’i privojë vajzat që të kryejnë aktivitete të ndryshme si për shembull edukimi, shfrytëzimi i kohës së lirë apo zhvillimi i pasioneve si dhe mund të jenë një barrierë që i pengon ato edhe për të shijuar edhe fëmijërinë e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here