Thellohet përplasja/ Qeveria sulm frontal ndaj Prokurorisë, dy ministra akuza institucionit të Llallës

0
344

 

Qeveria do “punësojë” 44 ekspertë të huaj  gjermanë e austriakë për të shtuar “forcat” në kuadër të luftës kundër korrupsionit

 

Gëzim Saliu

Qeveria akuzoi dje Prokurorinë dhe Gjykatat për mos dhënie të zgjidhjes në në mënyrë efikase dhe të shpejtë të rasteve të denoncuara nga qytetarët në portalin stopkorrupsionit.al. Megjithëse për faqen e shpallur publikisht në shkurt të 2015-ës si një ndër metodat efikase të luftës kundër korrupsionit ka kohë që nuk ndihet asnjë “zë” qeveritar, dje ishte Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi i cili ja kaloi peshën e fajit për këtë çështje, organeve të akuzës dhe drejtësisë.  “Sa i përket portalit “stopkorrupsionit. al”, ua them me bindje se ka pasur fluks të jashtëzakonshëm raportimesh. Shumë nga këto çështje dhe denoncime kanë shkuar në prokurori, por për fat të keq nuk është se ka pasur një reagim efiçent dhe me shpejtësi nga organet e prokurorisë dhe gjykatës në lidhje me çuarjen para drejtësisë të zyrtarëve përgjegjës për rastet e korrupsionit”, nënvizoi Ministri. Sipas tij Çuçi vetëm 90 denoncime, nga 16.000 të tillë janë ndjekur nga prokuroria. Lufta ndaj korrupsionit është cilësuar nga partnerët ndërkombëtarë si një betejë e humbur nga pala shqiptare përgjatë këtyre viteve. Bashkimi Evropian ka kërkuar më shumë rezultate në këtë fushë, ku në raportin e fundit të vitit 2015 thuhej se,: “Shqipëria është pak e përgatitur në drejtim të luftës kundër korrupsionit. Korrupsioni është i përhapur dhe kërkohen akoma më shumë përpjekje për të bërë progres me qëllim krijimin e një historiku të qëndrueshëm të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në të gjitha nivelet. Duhet të përmirësohen hetimet paraprake, vlerësimet sistematike të rrezikut dhe bashkëpunimi ndër-institucional. Pavarësia e institucioneve të përfshira në luftën kundër korrupsionit nevojitet të rritet, pasi këto institucione mbeten të pambrojtur ndaj presioneve politike dhe ndikimeve të tjera të panevojshme”.

 cuci-me-gjermanet

Luftë korrupsionit përmes “agjentëve”

Ndërkaq ditën e djeshme Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit Bledi Çuçi ka deklaruar se 44 ekspertë të huaj (gjermanë dhe austriakë) do te asistojnë për një periudhë 30 mujore institucionet shqiptare në forcimin e politikave dhe burimeve njerezore per luftën ndaj korrupsionit. Bëhet fjalë për një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe atyre gjermane dhe austriake, ku sipas ministrit “institucionet gjermane dhe austriake do të ndihmojnë drejperdrejt institucionet shqiptare në zbatimin e politikave kundër korrupsionit”. Institucionet që do përfshihen në këtë lloj monitorimi të pazakontë janë Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. “Për dy vjet e gjysmë institucionet homologe gjermane dhe austriake do jetë pranë institucioneve shqiptare për të përmirësuar dhe çuar më tej betejën kundër korrupsionit.”. Kjo është një marrëveshje që vjen në një kohë kur vendi ynë finalizon reformën në drejtësi, 60 përqind e të cilës përmban komponentin e luftës kundër korrupsionit”, u shpreh Çuçi.

lu-e-vlahutin

Takim qeveritar në vilën “30”

Lu e Vlahutin takojnë Ramën dhe Xhafën para votimit të 6 ligjeve në Parlament

Para se paketa me 6 ligjet bazë të reformës në drejtësi të diskutohet sot nga Parlamenti në seancë plenare, ambasadori amerikan Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, zhvilluan dje një takim me kreun e Komisionit të Posacëm Paralmentar, Fatmir Xhafaj. Pas takimit që zgjati për rreth 45 minuta, dy ambasadorët u larguan pa dhënë asnjë prononcim, Ndërsa Xhafaj mësohet se thirri për të diskutuar deputetët e Partisë Socialiste që janë anëtarë të këtij komisioni. Më pas të dy amabsadorët zhvilluan një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë Rama, ku sërish temë e diskutimit 90 minutësh mendohet të ketë qenë ccështja e 6 ligjeve. Ndërkohë pasditen e djeshme kryeministri ju drejtua “Vilës 30” ku zhvilloi një takim me kryeparlamentarin Meta ku në qendër të bisedës ishin ligjet e axhendës së Parlamentit për votim. Po ashtu në këtë takim, ku merrnin pjesë edhe ministrant Ahmetaj, Dervishaj dhe Panariti si edhe krerëte e grupeve parlamentare respektive, mësohet se u fol edhe për mbarëvajtjen e disa ccështjeve të qeverisë. Ndërkohë përvecc paketës me 6 ligje që pritet të votohen sot, janë edhe mbi 30 ligje të tjera që duhet të ndryshojnë për shkak të Reformës në Drejtësi, me të cilat pritet të vijojë punën komisioni i posaccëm deri në dhjetor, kur i përfundon afati që i ka caktuar Parlamenti.

 

pajisja

Pajisja “IMSI Cathcer”

Kuvendi voton sot për komisionin hetimor lihur me çështjen e “përgjimeve”

Krahas 6 ligjeve, Kuvendi pritet të votojë në seancën e sotme edhe  ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga Ministria e Brëndshme dhe Policia e Shtetit të pajisjes përgjuese “IMSI Cathcer” dhe realizimin përmes saj të përgjimeve të paligjshme. Opozita pretendon nga ana e saj se aparatura e përgjimit Imsi Catcher është përdorur për përgjime të paligjshme dhe të paautorizuara, ndryshe nga sa pretendohet nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako se aparatura përdorej vetëm për qëllime mësimore. Nga hetimet e para pak kohëve rezultonte e provuar sipas  prokurorisë se kjo pajisje nuk i është nënshtruar regjimit doganor dhe se sipas ligjit për informacionin e klasifikuar, dy oficerët e Forcave Operacionale, të cilët e kanë përdorur atë, nuk kanë patur çertifikata nga DSEK, një çertifikatë që jepet për informacionin e klasifikuar.  Po ashtu edhe një informacion i SHISH drejtuar organit të akuzës pak kohë më parë pretendonte se automjeti me pajisjen “IMSI Catcher” ka pasur një lëvizje intensive dhe disaditore në zonën pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë.  Po kështu, sipas atij raporti një lëvizje e përqendruar dhe e vazhdueshme e pajisjes ishte konstatuar edhe në zonën e qendrës së Tiranës, veçanërisht pranë Bashkisë së Tiranës dhe disa ministrive aty. Një tjetër zonë ku pretendohej se pajisja kishte lëvizur dhe kishte qëndruar vazhdimisht ishte zona e Rrugës së Elbasanit, veçanërisht zona pranë Radiotelevizionit Shqiptar.

 

Kotzias: Greqia nuk diskuton për “çamët” dhe as negocion me palët e treta

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar sërish ndaj deklaratave të komisionarit të BE Johannes Hahn për çështjen çame, duke thënë që në këtë diskutim nuk përfshihen palët e treta, duke iu referuar këtu indirekt eurokomisionerit. Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme greke sqaroi se në marrëdhëniet dhe çështjet e hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk përfshihet asnjë çështje çame. “Greqia nuk diskuton për “çamët” dhe as negocion me palët e treta. Ministria e Jashtme ndihet e detyruar për të hedhur edhe njëherë poshtë pretendime nga palët që argumentojnë diçka të tillë. Në realitet, Greqia i ka propozuar Shqipërisë disa çështje të hapura mes dy vendeve. Këto çështje nuk përfshijnë “çamët”. Pala shqiptare u interesua për të. Pala greke nuk e pranoi. Lidhur me këtë, Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë i dërgoi për negocim një propozim palës shqiptare, kjo është referenca e vetme për çështjen çame në paragrafin e dytë të nenit B.2, që vihet në dukje se çështja çame nuk mund të negociohet”, thuhej në komunikatën zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

 

armatimi_560x420_289639310

Zbulohen armë dhe municione/Sërish drogë në Vlorë. Zbulohen 7250 rrënjë kanabis në 6 kasolle, shpallet në kërkim polici

Droga e gjetur ndodhej dy orë larg qendrave të banuara, përkatësisht në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë

Besar Bajraktaraj

Një sasi e madhe kanabisi i tharë është gjetur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Droga e gjetur ndodhej dy orë larg qendrave të banuara, përkatësisht në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë. Në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe FNSH-në e Fierit, është arritur të sekuestrohen dhe asgjësohen plot 2 mijë rrënjë kanabis në proces tharjeje, të ndodhura brenda 6 kasolleve, si dhe një parcelë tjetër me 5250 bimë të mbjella. Lidhur me këtë policia deklaroi se kishte rënë në gjurmët e një grupi të strukturuar kriminal, ka janë arrestuar dhe 6 persona. Gjithashtu në zonën ku është gjetur sasia e drogës janë gjetur armë dhe municione. Konstatimi i kanabisit çoi policinë në gjurmët e 6 trafikantëve, të cilët janë arrestuar teksa ishin duke konsumuar kafe në një lokal, ashtu si duket edhe në videon e operacionit. Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se janë arrestuar shtetasit: Shkëlqim Koçiaj, 24 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, Vlorë, Arjan Hasanaj, 43 vjeç, banues në Vlorë, Klajdi Imeri, 21 vjeç, banuese në Vlorë, Taulant Haxhiraj, 35 vjeç, banues në Vlorë, Albert Aliaj, 53 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër,  Xh.B., 18 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu bëhet me dije se policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri të llojit “automatik”, 1 armë zjarri e llojit “pushkë”, 2 krehra me 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm, veshje dhe sende të tjera të cilat shërbejnë si provë materiale. Sakaq mësohet se po punohet edhe për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në kërkim është shpallur një agjent i antikrimit ekonomik, Renaldo Avduli. Agjenti i shpallur në kërkim dyshohet si i implikuar në kultivimin e kanabisit.

Ngjarja në Vlorë

Lidhur me operacionin e ditës së djeshme të zhvilluar në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë ka reaguar edhe policia e Vlorës. Në një deklaratë për mediat policia deklaroi se: “Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe Drejtorinë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimit penal nr.143/2016, është bërë i mundur finalizimi i këtij operacioni të përbashkët mbi bazën e të cilit janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas: Shkëlqim Koçiaj, 24 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, Vlorë, Arjan Hasanaj, 43 vjeç, banues në Vlorë, Klajdi Imeri, 21 vjeç, banuese në Vlorë, Taulant Haxhiraj, 35 vjeç, banues në Vlorë, Albert Aliaj, 53 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër, Xh.B., 18 vjeç, banues në Vlorë. Më datë 04.10.2016, Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, Grupet e FNSH Fier, midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë kanë konstatuar 6 kasolle brenda të cilave janë gjetur rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara. Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Gjithashtu, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri të llojit “automatik”, 1 armë zjarri e llojit “pushkë”,

– 2 krehra me 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm, veshje dhe sende të tjera të cilat shërbejnë si provë materiale. Policia ka bërë asgjësimin e lëndës narkotike nëpërmjet shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr. Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

drog-c1200x600

Mat/Asgjësohen 10 600 rrënjë kanabis sativa. Shpallet në kërkim kultivuesi i dyshuar

Një tjetër sasi droge është asgjësuar ditën e djeshme, këtë radhë jo në Vlorë por në zonën e Matit, aty ku pak ditë më parë u zbulua dhe laboratori i drogës. Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se ditën e djeshme janë asgjësuar 10.600 rrënjë të dyshuara kanabis sativa.

Bimët janë asgjësuar në Njësinë Administrative Lis, Bashkia Mat, në fshatin Myz. Policia bën me dije se i asgjësoi në vend me anë të djegies bimët narkotike ndërsa shpalli në kërkim 45-vjeçarin Fatmir Shehu, i cili është i dyshuari kryesor si kultivues i kanabisit. Ndërkohë bëhet me dije, se nga ana e policisë po kryhen veprimet procedurale nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit të Matit, i cili ishte prezent në vendngjarje së bashku me drejtorin e Policisë Vendore.

 

droge-c1200x600

Itali/ Nisej nga Shqipëria, kapet gomonia me 734 kg marijuanë, në pranga 3 shqiptarë

Një tjetër gomone e nisur nga Shqipëria është kapur me një ngarkesë prej 734 kilogramësh marijuanë. Gomonia në fjalë është kapur nga Guardia di Finanza ndërsa tentonte mbërrinte në brigjet e Salentos në veri të Otrantos. Operacioni ka nisur pasi gomonia është pikasur nga një helikopter që patrullonte në kanalin e Otrantos. Tre skafistët janë arrestuar me akuzën për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gomonia është transportuar në portin e Otrantos, ku është sekuestruar. Shtetasit e arrestuar janë: Të arrestuarit: V. L 49 vjeç; V. N. 30 vjeç dhe A. L. 49 vjeç.

 

Tiranë 

Tahiri zgjeron ‘‘Frontin e së keqes’’: të përfshirë prokurorë që baltosin policinë, edhe disa media

Në një kohë që diskutohet për ekzistencën e një raporti sekret për kanabisin në Shqipëri, ditën e djeshme ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka hedhur akuza edhe në organin e akuzës. Tahiri dje ka përfshirë në atë që ai e cilëson “Frontin e së keqes” edhe prokurorinë ku saj, ai foli edhe për media të caktuara që synojnë të baltosin punën e Policisë së Shtetit. “Jam shumë i bindur se sot ka pak nga ata që mendojnë se “Fronti i të keqes” është vetëm brenda SHQUP-it, ka shkuar shumë përtej sesa SHQUP-i. Ka shkuar në segmente të caktuara të medias, madje dhe “burime të Prokurorisë” janë bërë si qytetari dixhital. Edhe sot mbase e gjejnë diçka për të synuar të bëjnë pis Policinë e Shtetit dhe punën tonë. Me siguri do dalë ndonjë portal, gazetë, ndonjë konferencë shtypi te SHQUP-i, që të hedhë një akuzë apo pak baltë tek puna jonë. Është shenja më e mirë e dëshpërimit e të gjithë atyre që deri dje nuk bënin dot këto që bëjmë ne dhe të gjithë atyre që nuk kanë sesi pajtohen dot me rezultatet tona”, tha ministri Tahiri. Deklaratat e Tahirit vijnë në një kohë kur  po flitet për një raport sekret lidhur me kanabisin por policia e ka mohuar një fakt të tillë. Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ku përfshiu në atë që ai e cilëson “Frontin e së keqes” edhe organin e akuzës, ndërsa flet edhe për media të caktuara që synojnë të baltosin punën e Policisë së Shtetit, ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm të PD, Arben Ristani. “Pse është kaq nervoz sot Saimir Tahiri? Pse gjen armiq kudo nga hedh sytë? Përveç opozitës, tani sulmon dhe median dhe Prokurorinë. Çka ndodhur vallë? Mos ka humbur shumë pikë në bursën e kanabisit? Mos ka humbur 11 tonë drogë? Mos vallë janë Habilajt e tij, pas kësaj ngarkese rekord të kapur nga Prokuroria e Krimeve të Renda? A ka hallin se i ikën miliona euro ku ka hisen e vet, apo laku po ngushtohet dhe kostoja mund të jetë edhe më e madhe?”, ngre pyetjet Ristani. Sekretari i Përgjithshëm i PD thotë se hetimi vazhdon dhe kushedi çdo dalë në dritë. “Gjithsesi armiqtë që sajon nuk e ndihmojnë të dali në breg”, tha Ristani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here