Rivaliteti Prokurori – MB, Tahiri: Burime të Prokurorisë janë bërë si “qytetari dixhital”

0
174

Prej disa muajsh, Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Brendshme ndodhen në një marrëdhënie rivaliteti me njëra-tjetrën.

Kjo marrëdhënie u shpalos më së shumti për publikun gjatë arrestimit të Emiljano Shullazit brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës me një urdhër direkt nga Prokuroria ndërkohë që ishte ndaluar për një arsye tjetër.

Ndërkohë, ministri Sajmir Tahiri ndjehet mjaft i bezidur nga raportimet e përditshme të medias me burime nga prokuroria mbi sasi të mëdha rrënjësh hashashi apo drogërash të tjera të kapura. Është kjo situatë që e ka bërë atë sot të shpërthejë kundër Prokurorisë duke e krahasuar atë me “qytetarin digjital”.

“Në mes të një debati shumë të madh për pastërtinë dhe papastërtinë në vend, për mbetje, plehra e kështu me radhë, ku zëri i atyre që i përkasin tashmë “Frontit të së keqes”. Jam shumë i bindur se sot ka pak nga ata që mendojnë se “Fronti i të keqes” është vetëm brenda SHQUP-it, ka shkuar shumë përtej sesa SHQUP-i. Ka shkuar në segmente të caktuara të medias, madje dhe “burime të Prokurorisë” janë bërë si qytetari dixhital”, u shpreh ai gjatë një aktiviteti gjatë mesditës së sotme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here