Fier/ Babai monstër rrëfen si abuzoi seksualisht me vajzën e tij 14-vjeçare

0
267

Një ditë pasi e kishte shpallur në kërkim, policia e Fierit ka arrestuar një 45-vjecar që është akuzuar nga vajza e ti e mitur se ka abuzuar seksualisht me të.

Altin Xhafa kishte një vit që ishte ndarë nga bashkëshortja dhe dy fëmijët, por dy ditë më parë denoncimi i vajzës 14-vjecarë ka tronditur opinionin publik në Fier.

Vajza e cila është rritur me të ëmën, ka vajtuar në polici dhe ka denoncuar babain se ka abuzuar seksualisht dhe e ka dhunuar fizikisht.

Por, tronditëse është rrëfimi i 45-vjcarit i cili ka deklaruar se një vit më parë teksa flinte kishte prekur vajzën në organet gjenitale duke menduar se ishte bashkëshortja.

Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur ndërkohë që ai ishte në gjumë, dhe pa dashje duke menduar se ishte bashkëshortja e tij ka prekur vajzën në organet gjenitale.

Ende nuk dihen arsyet se përse vajza ka vendosur që ta denoncoi këtë rast pas një viti, por mendohet se ajo ka rrëfyer ngjarjen vetëm pasi babi  është larguar në shtëpia.

Dosja i ka kaluar prokurorisë së fierit ku 45 vjeçari akuzohet për dhunë në familje dh vepra të turpshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here