Dëshmia tronditëse e motrës së 21-vjeçares që i dha fund jetës në ditën e ditëlindjes, doktorët na gënjyen

0
219

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 17:30, në Qytetin Studenti, ku një vajzë 21 vjeçe me inicialet A.D  i dha fund jetës. Sot, një ditë më pas pranë redaksisë Jetaoshqef ka shkruar motra e 21-vjeçares.

Ajo ka treguar momentet tronditëse që po përjeton familja e saj, si dhe fajëson shëndetësinë, pasi nëse ambulanca do të vinte vetëm 5 minuta më shpejt motra e saj do të ishte gjallë dhe 4 tetori për të do ishte ditëlindja e saj dhe jo ditë morti për të gjithë familjen.

“Me 4 tetor do përkujtoj mortin e sime motre. Urim kam vetëm një, uroj shoferit të ambulancës një ditë t’i vdesë fëmija në duar doktorit të urgjencës, t’i vdesë motra në ditëlindje. Më parë mbështesja rilindjen, por sot uroj që Rama të ndjejë të njëjtën dhimbje që po ndjejmë prindërit e mi dhe unë”

Gjithashtu vonesën e ambulancës tej limiteve e konfirmoi mbrëmjen e një dite më parë edhe dëshmitarja okulare e ngjarjes, e cila tha për Jetaoshqef, se ambulanca vonoi, pasi nuk gjendej shoferi edhe pse qendra shëndetësore ndodhej vetëm 50 metra larg nga konvikti ku jetonte 21-vjeçarja.

Por përveç ambulancës motra e A.D, tregon disa momente rrënqethëse të vajit të mamasë së saj ku del në pah edhe sjellja jo njerëzore e mjekëve ndaj prindërve të vajzës. Ajo i drejtohet bijës së vdekur duke treguar se mjekët i kishin gënjyer, i kishin nxjerrë përjashta duke i bërë te besonin se ajo ishte gjallë, por jo ajo kishte vdekur.

” Unë thirra ambulancën A….. Unë s’i haja gënjeshtrat A….  Si më gënjyen doktorët më thanë është gjallë, më nxorën zvarrë nga spitali kur ti kishe mbaruar o bijë, e genjyen babin doktorët…”

Kjo papërgjegjshmëri e madhe e sistemit tonë shëndetësor, po i lë njerëzit të vdesin atëherë ku vërtetë mund t’i shpëtojnë. Rastet e neglizhencës në shëndetësi po shtohen dita-ditës, ashtu siç shtohen viktimat që sot mund të ishin gjallë. Por, përsëri askush nuk e merr përgjegjësinë.

Ç’po ndodh me shëndetësinë shqiptare që duket si një vorbull që po u merr jetën njerëzve në vend që t’ua shpëtojë atë? Edhe sa persona të tjerë duhet të vdesin, që dikush të dalë e ta pranojë përgjegjësinë…?

Më poshtë gjeni rrëfimin e plotë të motrës së 21-vjeçares që i dha fund jetës dje në “Qytet Studenti”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here