Arsimi profesional/ Klosi: Ligji i ri do miratohet këtë vit. PD: Ka diskriminim në pranimet në shkollat profesionale

0
159

 

Debate pati edhe për nxënësit me mesatare më pak se 6, të cilët sipas deputetëve të opozitës nuk mund të vazhdojnë universitetin, por as nuk ndjekin dot arsimin profesional, për shkak të mesatares shumë të ulët

 

Sejrie Baleta

 

Ditën e djeshme në Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u mbajt seanca dëgjimore me Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, në lidhje me ecurinë e vitit të ri mësimor në sistemin e arsimit parauniversitar profesional. Në fjalën e tij hyrëse të kësaj dëgjese kryetari i këtij komisioni Genc Pollo rikujtoi se në seancën dëgjimore të disa ditëve më parë për çështjen e arsimit dhe të maturantëve ishte propozuar nga grupi i PD-së që të thirrej në një seancë të posaçme ministrja e Arsimit dhe Sportit për të sqaruar të gjithë arsyet se si këtë vit u penalizuan mijëra maturantë. Por kjo gjë u hedh poshtë nga grupi i PS-së, duke kundërshtuar thirrjen e PD-së. Kryetari menjëherë pas këtyre fjalëve ju drejtua ministrit Klosi që të fliste dhe të prezanton materialin e përgatitur në lidhje me arsimin profesional në vend i cili nuk është në varësi të ministrisë së Arsimit dhe Sportit por në varësisë të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Gjatë prezantim të materialit dhe punës që kjo ministri ka bërë në lidhje me arsimin profesional ministri Klosi deklaroi se: “Numri i të diplomuarve të arsimit profesional është dyfishuar me vitin e kaluar, dhe kjo falë një propagande të madhe e cila padyshim që do të shoqërohet me rritjen e cilësisë së arsimit profesional”. Në lidhje me arsimin profesional nga ana tjetër ministri Klosi theksoi se është punuar në gjashtë drejtime duke filluar me çështjet ligjore, rrjetin dhe shtrirjen e tij në  disa qytete,  pajisja me laboratorë, kontakti me bizneset, ndryshimi i imazhit dhe rritja e cilësisë.  Por ajo që më shumë ishte në fikusin e Ministrisë së Mirëqenies dhe rinisë ishte ligji i ri i arsimit profesional ku sipas ministrit Klosi do të paraqitet në Kuvend brenda këtij viti dhe që pritet që të miratohet. Por Klosi gjatë fjalës së tij foli se janë ofruar parametra bashkëkohorë në tetë shkolla. Duke folur në lidhje me arritjet e përgjithshme të të rinjve që arsimohen në shkolla profesionale ministri Klosi th: “ 37% e të rinjve fillojnë studime të mëtejshme, 30% hapin biznes dhe 70% punojnë për atë drejtim që kanë mbaruar flasim këtu për 2015”. Por këto shifra dhe këto të dhëna të prezantuara nga ministri Klosi u kundërshtuan nga grupi i Partisë Demokratike që ishin të pranishëm në komision. Ata e vunë theksin duke i bërë pyetje ministrit në lidhje me parametrat dhe politikat që po ndërmerren në lidhje me këtë arsim, të cilat sipas tyre janë diskriminuese. Por debate pati edhe për nxënësit me mesatare më pak se 6, të cilët sipas deputetëve të opozitës nuk mund të vazhdojnë universitetin, por as nuk ndjekin dot arsimin profesional, për shkak të mesatares shumë të ulët. Ndërkohë Ministri Blendi Klosi u shpreh se nuk është e mundur të ndërtohen shkolla të reja profesionale, për shkak se nuk ka fonde. Nga ana tjetër Ministria e Mirëqenies Sociale ka gati ligjin i ri për arsimin profesional.

 

Debati

Tafaj: Në lidhje me numrin në rritje të nxënësve të regjistruar në shkollat profesionale nuk janë të vërtetë. Si fillim dua t’ju drejtohem me një pyetje: A nuk i quani politika diskriminuese pranimet e ndjekjes së shkollave profesionale, ku mesatarja duhet të jetë mbi 6? Sa përpind e nxënësve mbarojnë nivelin e parë 2-vjet, nivelin e dytë 1 vit dhe nivelin e 3 një vit. Nuk e di nëse ju si ministër jeni në dijeni se 30% e maturantëve në shkollat profesionale kanë rezultuar mbetës për arsye se teza ishte bërë jashtë programit të tyre, për të cilën jam shumë i sigurte apo mungon niveli i mësueseve profesionistë? Nga ana tjetër pse ju e mbyllët degën Administrim Zyre në shkollën e Kamsës?

Klosi: Të gjitha këto pyetje që ju më drejtuat janë dhe paraqesin dhe ndryshimet ndërmjet politikës tuaj dhe asaj që zbatojmë ne. Ju kishit si model për arsimin profesional 2+1+1 por ne nuk kemi këtë model ligjorë. Nuk janë më tre vjet për ndjekjen e arsimit profesional por janë 4-vjet. Ne kemi si model ligjorë skemën 2+2.

Tafaj: Secila shkollë e ndjekur nga ju dhe secili projekt që ju po vini në zbatim sot janë projektet tona. Nëse këta nxënës, këta fëmijë nuk pranohen të regjistrohen në një shkollë qoftë edhe për punëtor, ku do shkojnë?

Klosi: Aty i kishit pse nuk i bëtë.

Pollo: Në lidhje me shifrat e arsimit profesional kemi pasur probleme. Klima e mirë e biznesit mund ta favorizoje situatën dhe për tu ardhur në ndihmë shkollave profesionale. Ligji i ri i ndryshuar nga ju duhet që tu vijë në ndihmë të rinjve.

Boci: Duke qenë se një pjesë e mirë e nxënësve që vijnë nga zonat lokale për të ndjekur arsimin profesional nëpër shkollat profesionale që janë të pakta vetëm në disa rrethe, dhe se ju theksoni se ka rritje të numrit të kërkesave nga nxënësit për të ndjekur arsimin profesional. Dua të them se cilat janë masat që ju keni marrë në lidhje me kapacitetet e konvikteve? Fole në lidhje me numrin në rritje të kërkesave, por nga ana tjetër na thuaj dhe numrin në rënien që mund të ketë ndonjë degë e arsimit profesional? Sa nxënës mbarojnë një degë në arsimin profesional dhe e ndjekin këtë degë dhe në arsimin e lartë? Sepse me sa jam në dijeni unë asnjë nxënës që ka mbaruar shkollën ekonomike profesionale nuk ka mundur të fitojë në Fakultetin e Ekonomisë për shkak të mospërputhshmërisë së korrikulave. Mesatarja mbi 6 ka lënë pa të drejtë shkolle shumë nxënës. A është e drejtë kjo?  Cilat janë profesionet më të kërkuara a ka një studim për këtë? Cilat janë masat që ka marrë ministria për ta konkretizuar me një programe të caktuar?

Klosi: Pyetjeve ju jep përgjigje ligji i ri i cili është në agjendën e punimeve dhe që pritet të miratohet në Kuvend brenda 2016. Por nuk kemi shifra se sa studentë shkojnë në shollë të lartë.

A.Veliaj: Demokratët sollën edhe një tjetër alternativë për ekzistencën e shkollave dhe të qendrave të formimit profesional. Shkolla profesionale nuk merr njohuri për jetën por  kthejmë në kovacanë, njerëz zejtarë dhe mendoj se po gaboni, nuk jeni në drejtimin e duhur.

Klosi: Ju e thoni që s’ka nevojë por unë them se ka shumë shumë nevojë. Nëse ju mendoni se na duhen vetëm jurist, ekonomistë dhe të diplomuar unë them se kemi shumë nevojë për kamarierë, kemi shumë nevojë për zanatçinj. Sipas ministrit Klosi nga 16 mijë nxënës që kanë ndjekur këtë arsim  një vitin 2013, numri është rritur me 22500 dhe 70% e të diplomuarve janë punësuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here