Zbulohet hileja e qeverisë me importin e plehrave të rrezikshme, justifikohen me prodhimin e energjisë

0
142

Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka zbuluar hilenë me ligjin e miratuar në Kuvend nga qeveria Rama. Në këtë ligj është një nen që lejon futjen në Shqipëri të mbetjeve të rrezikshme, kjo duke u justifikuar me faktin se do të përdoren për të prodhuar energji.

Në nenin 48/1 në mënyrë të kamufluar legjislatori ose ustallarët e këtj ligji lejojnë që mbetjet të asgjësohen edhe me djegie në inceneratorët e vendit: “Për qëllime riciklimi dhe përdorimi si zëvendësues, të lëndëve të tjera nga burime jo të rinovueshme, që përdoren nga industria”.

Lëndë të para të pa rinovueshme janë, nafta, gazi, benzina, etj. Pra nën petkun e prodhimit të energjisë për këto industri etj., përdorim plehrat e importit që në fakt është “asgjësim” i këtyre mbetjeve, asgjësimi është faza e fundit e procesit të menaxhimit të mbetjeve ku ajo merr kuptimin e saj klasik “plehra”.

Ky asgjësim bëhet nëpërmjet, avullimit, djegies, kalcifikimit, groposjes, derdhjes në det, depozitimit në fund të detit e të tjerë për të cilat Shqipëria nuk ka kapacitete natyrore dhe teknologjike, përpos ndotjes masive që mbizotëron anembanë vendit.

Deri tani ka 10 fabrika riciklimi plastike që çlirojnë grimca kancerogjene në ajër, kjo është edhe një nga arsyet pse dy matësat e ajrit në Tiranë që janë të lidhur online me Brukselin jane “prishur”, pasi niveli ndotjes është alarmant dhe nuk plotëson standardet europiane dhe riciklimit dhe ustallarëve u shtohet edhe një problem tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency