Protestuesit para kryeministrisë: JO plehrave në Shqipëri! (Foto + Video)

0
182

Prej orës 11:00 ka nisur protesta marshim e organizuar nga Aleanca kundër Importit të Plehrave. Ata u nisën nga Parku Rinia dhe akualisht ndodhen para kryeministrisë.
Vetë kryeministri nuk ndodhet në kryeministri por në Xibrakë ku po mban Asamblenë Kombëtare të PS-së.

Protestuesit i kërkojnë Nishanit të mos dekretojë ligjin: Presim nga presidenti të mos e dekretojë ligjin. Kryeministri të dëgjojë sovranin. Ose referendum ose revoltë dhe po u ngritëm në revoltë do fshijmë plehrat e tyre

Ora 12: 18 Protestuesit para kryeministrise, Rama flet nga Xibraka 

Ndërsa protesta para kryeministrisë vijon, nga Xibraka ku mbahet Asambleja Kombëtare kryeministri njëkohësisht kreu i PS-së mbrojti ligjin e importit të mbetjeve.

Edi Rama nga Xibraka:Ligji i ri për mbjetjet riciklueshme është i domosdoshjmës dhe tërësisht konformon ambicieve tona për një Shqipëri të pastër. Do të ishte tradhëti nëse do të ktheheshim tek ligji i anuluar. Ai ligj sjell mbetje të importuara që mund të shkojnë për djegie”

Nderkohe protestuesi para kryeministrise  : Referendumi është e drejta jonë që nuk mohohet. Kjo e drejtë e jonë nuk mund të mohohet. Riciklimi duhet të nisë me mbetjet tona. Nuk mund të vazhdojmë të varrosim mbetjet tona

Ora 11: 48 Protestuesit mbajne fjalen: JO JO 

Protestuesit mbajnë fjalën para kryeministrisë. Një protestuese deklaroi: “Kjo protestë ka për qëllim që të na zgjojë kurajën qytetare që të mos mblidhemi më si militantë të forcave politike. Kjo është një e drejtë kushtetuese që e kanë keqpërdorur politikanët tanë. Ka ardhur koha që ne të veprojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ne jemi këtu jo për ndonjë luftë politike, nuk i shërbejmë asnjë partie politike. Ne jemi këtu për ta detyruar politikën shqiptare që të dëgjojë zërin dhe vullnetin e popullit”.

 

flamuri

protestaprotesta kundra plehrave

Ora 11: 29 Protestuesit marshuan  drejt kryeministrisë

Ata kanë në duar kartona të kuq kundër ligjit të importit të mbetjeve ndërkohë në Xibrakë kryeministri Rama po mban fjalën në Asamblenë kombëtare të PS-së.

 


Ora 11:10 Nis grumbullimi i mbështetësve të protestës kundër importit të plehrave. Protesta në formë marshimi nisi nga Parku Rinia, krahu i Monomentit të Pavarsisë, për të mbërritur përpara Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe është kërkuar leje deri në orën 14:00

Një protestues me megafon: “Nuk është organizim politik. Për të gjithë pjesëmarrësit simbolika e protestës është kartoni i kuq për ti thënë jo ligjit për importin e plehrave. Shqipëria nuk mund të jetë kosh mbeturinash. Jo plehra në Shqipëri” 

 

14467043_10209012798630860_1845913777_o14466984_10209012797550833_428557281_o14509401_10209012797070821_234501190_n14489745_10209012799470881_1771230099_o14488962_10209012798270851_1574779190_o14467058_10209012797350828_822248091_o14527525_10209012800070896_1788622998_n

Forcohen masat e sigurise 

Policia merr masat për të siguruar mbarëvajtjen e protestës kundër importit të mbjetjeve të organizuar nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave.

Protesta në formë marshimi do të nisë në orën 11:00 nga Parku Rinia, krahu i Monomentit të Pavarsisë, për të mbritur përpara Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe është kërkuar leje deri në orën 14:00

Për të garantuar sigurinë policia thotë se ka angazhuar494 punonjës policie në total.

Në orën 10: 20 pranë kryesisë janë parë forcat e policisë dhe makina të policisë në gatishmëri për të ruajtur sigurinë.

30″Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë garanton ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimin të marshim – protestë.

Për mbarëvajtjen sa me mirë e pa incidente të marshimit – protest është hartuar; Plani i Masave me detyra, duke marrë të gjitha masat për të garantuar zhvillimin normal.

Në total janë angazhuar, 494 punonjës policie.

 

protesta1protesta2protesta3protesta4protesta5protesta6

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency