Fermeri debaton me Ramën: Na ka vdekur babai, si ta ndajmë tokën? Te Zyra e Regjistrimit do na duhet 12 vite (Video)

0
136

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me fermerët në Roskoves, ka marrë një ankesë të veçantë. Një nga fermerët U ankua se zyra e regjistrimit të pasurive nuk pranon që t’u ndajë tokën dy vëllezërve pasi babai i tyre ka vdekur.

Lexoni më poshtë bisedën:

Fermeri: Dhe unë dhe vëllai im, e kemi tokën bashkë që në momentin që është ndarë. Babai im ka vdekur po bën 20 vjet. Shkojmë te Zyra e Regjistrimit ai më thotë edhe 12 vjet do presësh… Ça mund të bëj?

Rama: Tani nëse kërkon që Zyra e Regjistrimit të bëjë rolin e babait këtë harroje se…nuk kapet ky nivel.

Fermeri: Po ku ta gjejmë babën?

Rama: Ta gjesh me vëllain…

Fermeri: Me vëllain e kam gjet, por nuk ndahet toka. si mund ta ndajmë? Ta blej tokën te vëllai?

Rama: Jo mo mos e blej të vëllai, mbajeni bashkë…

Fermeri: Ta mbajmë bashkë?

Rama: Po

Fermeri: Në rregull ju e dini! Dakord po ça t’i bëjmë drejtorit se thotë edhe 12 vjet do të sorrollatesh.

Përmendja e vdekjes së babait shkaktoi keqkuptim në bisedën e Ramës me fermerin dhe pasi ndërhyri një tjetër person në bisedë, Kryeministri u zotua se do të merrej personalisht me drejtorin e Zyrës së Regjistrimit të Pronës për të zgjidhur këtë çështje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency