Denoncoi prokurorin se i mori 18 mijë euro ryshfet, zbulohet pasuria e tij në Itali

0
300

Gani Manollarit, personit që kapi me kamera të fshehtë oficerin e prokurorisë Fatos Lushi, duke i dhënë 18 mijë euro, në muajin shtator të 2014, i kanë sekuestruar fillimisht shumën prej 175 mijë e 500 euro, para këto që kanë mbërritur nga Franca në Shqipërisë, nëpërmjet kompanisë “Allium Investment LTD”.

Transaksioni është kryer në datën 16 korrik 2014, ndërsa në gusht të 2014, policia ka bërë kallëzim penal në prokurori, pasi kjo sasi parash që ishte transferuar në adresë të shtetasit Gani Manollari, konsiderohej e dyshimtë.

Ditën e djeshme, prokurori Ardian Braho, i cili po hetonte çështjen dhe që dyshohet se lekët nga oficeri i policisë gjyqësore janë marrë në emër të tij, duke folur para prokurorëve të krimeve të rënda, i ka mohuar akuzat se ka marrë ryshfet për këtë çështje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency