Tabaku: Rilindja të përpiqet për të ricikluar dështimet

0
144

Debati në kuvend lidhur me ligjin e importit të mbetjeve, ka vijuar mes akuzave të PD-së dhe kundërshtive nga shoqëria civile. Gjatë deklaratës së saj në kuvend, Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh se biznesi ka mosbesim ndaj klimës ekonomike, ndërsa kreditimi ndodhet në një gjendje të mjeruar.

Deputetja Tabaku theksoi se në fjalimet e deputetëve të shumicës dhe ministrave “nuk ka as papunësi, as krizë, as ulje investimesh, as mosrritje pagash, as dështime buxhetore, as ulje të kredisë, as rritje të azilkërkuesve në vendet e BE-së, as kanabis, as blerje votash, as riciklim deputetësh apo plehrash”.

“Kjo ndodh, sepse Rilindja përpiqet të riciklojë dështimet në makinerinë e PR (marrëdhënie publike) që përherë zbulon personazhe të rinj që i japin zë justifikimeve të tyre. Por sado që shtë një përpjekje titanike, nuk mundet të zhbëjnë një të vërtetë të qartë për të gjithë brenda dhe jashtë kësaj salle: Rilindja është në botën e çudirave!”, nënvizoi deputetja e opozitës.

Duek folur për gjendjen ekonomike, e cila sipas fjalës së demokrates nuk është e mirë, ndërsa nënvizoi se “hallet e përditshme të një ekonomie, ku norma e interesit për bonot e thesarit ka shkuar negative nuk mund t’i zgjidhë askush në qeveri”. “Nuk kemi asnjë përgjigje për kreditë e këqija, ku në një hark 18-muajsh, siç raportohet nga BSH, është fshirë shuma e 32 miliardë lekëve nga bankat e nivelit të dytë si kredi e keqe”, tha Tabaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency