RIKTHEHET TENDERI I SPITALLËS, U ANULLUA PAS IMPLIKIMIT TË OLSI RAMËS

0
230

Ministria e Ekonomisë ka çelur sërish garën për operimi i zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në Spitallë.

Sipas njoftimit ofertat do të hapen me 23 dhjetor të këtij viti.

Nëpërmjet këtij tenderi, synohet të thithen mbi 1 miliardë dollarë investime.

Zona e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik shtrihet në afërsi me Portin e Durrësit, më të madhin dhe më të rëndësishmin në Shqipëri, pranë qytetit të dytë për nga zhvillimi ekonomik në Shqipëri, Durrësit, vetëm 30 km larg aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, 37 km nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.

Lloji i procedurës është konkurruese.

Në kriterët e vlerësimit, propozimi teknik për ndërtimin e zonës do të vlerësohet me  25 pikë, ndikimi në mjedis me 10  pikë, ndikimi social me 15 pikë, koha e përfundimit të investimit me 10 pikë dhe  kapaciteti financiar dhe mundësia e financimit të projektit (plani i biznesit) me 40 pikë”, raporton Monitor.

Tenderi për zonën e lirë të Spitallës në një sipërfaqe prej 500 hektarësh për 99 vjet ka dështoi në fillim të këtij viti kur qeveria shqiptare shpalli fituese kompaninë kineze “Zhejiang Haiteng Investment Co” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co”.

Ministri i atëhershëm i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, vendosi anullimin e tenderit.

Oferta e tyre është skualifikuar për shkak të mangësive të shumta në dokumentet teknike dhe paraqitje dokumentash të panoterizuara”, tha Ahmetaj.

Por Kryeministri Rama kishte dhënë një tjetër version për anullimin e këtij tenderi.

Në një intervistë televizive, Rama tregoi se urdhërin për anulimin e tenderit e kishte dhënë ai, pasi vëllai i tij doli në fotografi duke negociuar me përfaqësuesit e kompanisë kineze.

Im vëlla shoqëroi drejt Kinës një biznesmen shqiptar që e ka shok fëmijërie. Por unë do them diçka këtu, meqënëse u përfol në media unë i kam kërkuar ministrit Arben Ahmetaj që të anulojë garën për këtë koncension”, – u shpreh Rama.

Ndryshe nga sa tha Kryeministri, i vellai i tij nuk është përfolur, por ka rezultuar i implikuar me aktorët e ketij koncensioni. /HashtagAL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency