Erion Veliaj vazhdon të mashtrojë/ Pse nuk ndryshojnë linjat e transportit publik në Tiranë?

0
183

Me ane te nje propozimi nga ana e kryetarit te bashkise Erion Veliaj, ku i propozonte Keshillit bashkiak ndryshimin e disa linjave te urbaneve per te gjithe bashkine e tiranes, por kane kaluar 4 muaj nga vendimi i keshillit bashkiak dhe asgje nuk ka ndryshuar ne linjat e transportit publik.

Lajmi i ndryshimit të linjave të transportit publik:

Bashkia e Tiranës ndryshon një pjesë të linjave të transportit publik në Tiranë. Janë shtuar stacione të reja, gjithashtu ndryshojnë edhe stacionet për disa nga linjat që përdoren më shumë nga qytetarët, siç janë “Unaza”, “Tirana e re” dhe “Kombinat-Kinostudio”

Në projektvendimet e miratuara sot nga Këshilli Bashkiak, thuhet se shtohet linja “Selitë-Kristal-Qendër-St.Trenit-Allias”, Linja tjetër do jetë “Sauk-Kopshti Zoologjik- Ish St.Trenit” ajo e “Kasharit” do operojë në zonë unazore, rreth zonës së Kasharit

Bashkohet linja “ish-Kombinati i Autotraktorëve-Institut 

Linja “Laprakë” do të funksionojë në formë unazore deri në Ish Kombinatit 

Linja e re “Ish st. i Trenit- Sauk-Senatorium”, do zgjerohet Linja “Qyteti Studenti-Jordan Misja” do t’i shtohen stacionet 

Linja “Procelan” do të ketë një shtrirje deri në Linzë

Linjës “Uzina Dinamo-Sharrë” do ti ndryshojnë stacionet 

Linjës “Kombinat-Kinostudio” do t’i ndryshojë numri i stacioneve Bashkia e Tiranës propozon ndryshimin e linjave të urbanëve. 

Me poshte po paraqesim vendimin e marre nga Keshilli Bashkiak per ndryshimin e gjithe linjave te transportit publik.

Kliko ketu per te lexuar vendimin e plote

Po çfarë po prêt kryetari i bashkise per ta vene ne zbatim kete vendim?

Çfarë fshihet mbas këtij vendimi?

A përfitojnë shërbëtorët e tij të medias?

Pse linja e “Linzës” u ndryshua dhe shkon nga projekti “Bunkart”?

Ne si redaksi jemi interesuar pranë Bashkisë së Tiranë dhe nuk kemi marre asnjë informacion për këtë.

Pa pergjigje.

Apo do të vazhdohet me serinë e rradhës së mashtrimeve nga Erion Veliaj…

/standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency