Vrasja e 26-vjeçarit në Lezhë, arrestohen 15 të dyshuar

0
190

Pesëmbëdhjetë persona janë shoqëruar në policinë e Lezhës si persona që mund të kenë lidhje apo mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm në Toorovicë të Lezhës.

Pista kryesore e vrasjes së 26 vjeçarit Ajet Qokthi është ajo e grabitjes, ndërsa policia e Lezhës po vijon hetimet në bashkëpunim dhe me policinë e Shkodrës.

Xhaxhai dhe nipi në Torovicë të Lezhës kanë qënë duke shpërndarë paratë e qumështit të grumbulluar nga blegtorët e zonës kur atyre iu zu pritë për t’i grabitur dhe për pasojë, nipi mbeti i vrarë nga plumbat. Policia e Lezhës ka dhënë të tjera detaje mbi vrasjen e të riut Ajet Qokthi, 26 vjeç, dy ditë më parë në Torovicë. Sipas saj, Agron Qokthi dhe nipi i tij, Ajeti, kanë rezistuar duke mos u ndaluar grabitësve, ç’ka ka bërë që ata të qëlloheshin. deri tani, 22 persona janë shoqëruar në polici.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency