Ja kush po i ndihmonte 27 refugjatët sirianë të kalonin kufirin nga Shqipëria në Greqi

0
169

27 refugjatë sirianë, iranianë dhe sudanezë kanë tentuar të kalojnë nëpër Shqipëri nga Greqia drejt BE-së me ndihmën e tre trafikantëve shqiptarë, por janë kapur në zonën e Korçës.

Policia ka arrestuar transportuesit shqiptarë, që u kishin marrë nga 1200 euro të rriturve dhe 600 euro për 12 fëmijët.

Të arrestuarit janë: Leonard Jaçellari, 28 vjeç, nga fshati Hudënisht i Pogradecit; Vasil Kuburja, 48 vjeç nga Elbasani; Arsen Çekiçi, 44 vjeç nga fshati Buçimas.

Ata u kapën tek Kryqëzimi i Vërdovës, në aksin Korçë – Pogradec, tek po transportonin ne makinat e tyre 27 refugjatët. Këta të fundit u dërguan nga policia nën Qendrën e Pritjes për Azilkërkuesit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency