31-vjeçari shqiptar tenton të abuzojë seksualisht me 75-vjeçaren italiane

0
157

Me pretendimin se donte pak ujë një 31-vjeçar shqiptar është futur në banesën e një 75-vjeçareje italiane dhe ka tentuar të abuzojë seksualisht me të.

Ngjarja ka ndodhur në një apartament në Via Flamina Ancona më 23 qershor të vitit 2011, ndërsa Gjykata e Apelit ka dënuar me 6 muaj burg Fation Xhezairin i akuzuar për abuzim seksual të mbetur në tentativë.

E moshuara është shprehur se shqiptari është futur në kuzhinë dhe ka tentuar ta puthë duke e tërhequr prapa vetes, duke kryer gjeste të turpshme, ajo ka shtuar se ai mund të ketë qenë i dehur në ato momente.

Ky sulm ka sjellë të bërtitura nga ana e të moshuarës që ka tërhequr vëmendjen e fqinjëve. Agresori është larguar menjëherë ndërsa gruaja për shkak të frikës ka kaluar natën në urgjencë.

Shqiptari është shprehur në gjykatë se nuk ka tentuar të abuzojë seksualisht me gruan dhe se ajo e ka keqkuptuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency