Tiranë/ Ikin në drejtim të paditur 21 azilkërkues nga Siria, njoftohet policia

0
182

Largohen nga qendra pritëse e azilkërkuesve në Babrru 21 shtetas sirianë, duke thyer në këtë mënyrë marrëveshjen e qëndrimit.

Burimet bëjnë të ditur se 21 sirianët janë larguar që prej të dielës në mbrëmje dhe nuk janë kthyer më.

Lajmin e ka bërë të ditur qëndra pritëse e cila ka njfotuar edhe policinë.

Azilkërkuesit të cilët strehohen në Shqipëri kanë të drejtë të dalin gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje duhet të rikthehen përsëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency