Lëvizte me 150 km/h, ‘piloti’ fierak tenton të korruptojë dhe policin por…

0
159

Policia e Lushnjes godet një tjetër rast të “Mitdhënies”, duke arrestuar një person i cili i ka ofruar ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur gjobën sepse lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, por është arrestuar në flagrancë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Anastas Gallani, 31 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Fier.

NGJARJA Më datën 26.09.2016, në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, shtetasi Anastas Gallani, duke udhëtuar me mjetin tip “Volsëagen”, me targë AA 033 IB, është konstatuar nga Policia Rrugore Lushnje se po lëviste me shpejtësi tej normave të lejuara, 150 km/h.Në momentin që punonjësi i policisë po përpilonte gjobën, është afruar drejtuesi i mjetit, shtetasi Anastas Gallani dhe i ofron 2000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë. Punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor ka bërë kapjen në flagrancë dhe shoqërimin e tij në Komisariat. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency