Vazhdojnë punimet tek sheshi “Skënderbej”, bllokohet aksi nga Muzeu drejt Energjitikës

0
249

Bllokohet një tjetër aks në qëndër të Tiranës, për shkak të punimeve që po kryen në sheshin Skëndërbej. Nga dita e hënë, drejtuesit e automjeteve nuk mund të kalojnë në segmentin nga Muzeu Historik Kombëtar në drejtim të ministrisë së Energjisë. Devijimi i trafikut do të bëhet hyrja e rrugës së Durrësit, drejt Bankës së Shqipërisë dhe kthimi majtas për nga Partia Socialiste.

Duke nisur nga dita e hënë, do të ketë bllokim të trafikut nga segementi përpara Muzeut Historik Kombëatre në drejtim të ministrisë së Energjisë. Automjetet  që vijnë nga bulevardi “Zogu i Parë” duhet të kalojnë para muzeut, më pas në drejtim të rrugës së Durrësit për të vijuar kalimin pas Bankës së Shqipërisë në drejtim të bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Sipas skemës së bashkisë së Tiranës për lëvizjne e automjeteve, aksi përpara Partisë sSocialiste që të lidh me qëndrën e qytetit do të jëtë e lirë.

Punimet për rikualifikimin urban të sheshit “Skëndërbej” kanë nisur disa javë më parë, dhe devijim të trafikut ka edhe përpara Teatrit të Operas dhe Baletit.

Kufizimet e lëvizjeve të automjeteve do të jënë të pjeshme për të shmangur trafikun e rëndruar deri në hapjen e unazës së vogël. Punimet për unazën e vogël po vijojnë për lëvizjen e nënë stacionit elektrik pas hotel Tiranës. Pas këtyre punimeve, Unaza e Vogël sipas Bashkisë do të përballoj trafikun e qytetetit në hapjen totale të saj.

Punimet për sheshin “Skëndërbej” janë të ndara në disa faza dhe pritet të përfundojnë në shtator të vitit 2017. Por qëndra e qytetit nuk do të jetë më e atomjeteve, pasi projekti i të majteve e parashikon atë vetëm si zonë për këmbësorët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency