Po Obama ka lidhje me Shullazin Saimir?

0
324

Ministri i Brendshëm publikoi sot në profilin e tij në Facebook një foto të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i jep dorën një personi që akuzohet për trafikimin e 130 kilogramëve kanabis drejt Italisë.

Në foto është Lulëzim Basha me personin e shpallur në kërkim për trafikimin e 130 kg drogë dje në darkë në Portin e Durrësit”, shkruan Tahiri.

Për të treguar sensin ‘qytetar’, Tahiri shkruan se nuk ka ndër mend të akuzojë Bashën si trafikant apo pronar të drogës.

basha

Print-screen i postimit të ministrit Tahiri

Por nuk ngurron të flasë për ‘miqësinë e ngushtë historike’ ndërmjet Bashës dhe të dyshuarit Xibri.

Këtë miqësi, Tahiri e vërteton me një foto ku tregohet një shtrëngim dore.

Fotoja është e vitit 2012, pra e 4 vjetëve më parë.

Sipas logjikës së Tahirit, kjo foto është arsyeja për të cilën Partia Demokratike duhet të mos denoncojë më drogën në Shqipëri dhe dyshimet për mbështetjen që Tahiri u jep trafikantëve.

Ndryshe, Basha duhet të japë llogari për trafikantin të cilit i ka dhënë dorën 4 vite më parë.

Por vetë Tahiri është akuzuar për më shumë se kaq. Mbi të rëndon dyshimi për lidhje me Emiljano Shullazin, personazh i njohur i botës së krimit.

Por le të përpiqemi të ruajmë analogjinë bazuar mbi logjikën e ministrit Tahiri.

Në një fotografi të disa kohëve më parë, Presidenti Obama është shfaqur teksa i shtrëngon dorën Saimir Tahirit, ministrit të përfolur për lidhjet me Shullazin.

Sipas logjikës së Tahirit, i bie që Obama ka ndonjë lidhje me Shullazin?

Saimir? Seriozisht? Dhe Obama del i lidhur?

Saimir? Si del Obama me hesapin tënd? /HashtagAL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency