Tenton t’i vërë flakën, ish-i përndjekuri: Mirë shteti shqiptar që na harroi, por na harroi edhe Amerika

0
179

Një 53-vjeçar ka tentuar t’i vërë flakën vetes pranë ambasadës Amerikane. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e “Elbasanit”.

Burime nga policia bëjnë me dije se Fatmir Selmani, nga Çërriku dhe banues në kryeqytet, ka lyer trupin me benzinë, ndërsa është parandaluar në kohë nga forcat policore të Komisariatit Nr. 1. Nga të dhënat që disponon gazetarja Dorjana Bezat, mësohet se Selmani është një ish- i përndjekur politik. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, Selmani ka dëshmuar se aktin ekstrem e kishte marrë në shenjë proteste pasi ndihej i lënë pas dore jo vetëm nga shteti shqiptar, por edhe nga ai amerikan.

“Mirë shteti jonë që më ka braktisur, por edhe Amerika nuk më ka ndihmuar. Jam viktimë e diktaturës”, mësohet të jetë shprehur para oficerëve të policisë 53-vjeçari.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për dokumentin e plotë të kësaj ngjarjeje. Kjo nuk është hera e parë kur ish-të përndjekur politik ndërmarrin akte të tilla ekstreme, ndërsa një prej tyre, Lirak Bejko humbi edhe jetën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency